Pas arrestimit të punëtorëve, në pranga ndërtuesi, paralajmërohen arrestime zyrtarësh

12/09/2116:17

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë nëpërmejt një komunikate njofton se pas arrestimit te 4 punonjësve, është arrestuar edhe personi që kishte punësuar këta shtetas, duke paralajmëruar edhe arrestime zyrtarësh, të cilët nuk kanë kryer detyrat e tyre.

KOMUNIKATA

Sarandë/Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që ndërtojnë pa leje.

Vihet në pranga 49-vjeçari i shpallur në kërkim policor, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Më herët u vunë në pranga nga Policia 4 shtetasit, e kontraktuar nga 49-vjeçari, për ndërtimin pa leje të një objekti, në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë.

Evidentohet dhe 2 objekte të tjera të ndërtuara pa leje, po në atë zonë, nga ky shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë,
bazuar në informacionet e marra, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë konstatuar dhe 2 objekte të tjera, të ndërtuara pa leje, në vendin e quajtur “Kurora e qyetit”, në lagjen nr.3, Sarandë.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor, Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se ka kontraktuar 4 puntorë (të vënë në pranga nga Policia më herët), për ndërtimin e një objekti (vilë), po ashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente dhe 2 objekte të tjera, të ndërtuara po në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aleksandër Rica, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë përgjegjësi për mosverifikimin e ndërtimeve dhe pronave, në proçes legalizimi, të këtij shtetasi, në një zonë të mbrojtur, të qytetit të Sarandës.

Materialet shtesë në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në misionin e saj me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 📲 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast abuzimi apo shkelje të ligjit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

DPSHTRR njofton: Pagesa e taksës së automjeteve bëhet online nga telefoni ose kompjuteri
LUSSO CLEAN SARANDË KËRKON AGJENT SHITJESH NË TERREN
Policia e Sarandës shpall në kërkim 3 persona, dy prej tyre të moshuar 75 dhe 85 vjeç
Dy fëmijë pa shkollë prej gjashtë muajsh në Sarandë, prindi kërkon zgjidhje
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Kompania KADIU kërkon Përfaqësues Shitjesh dhe Motorist në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.