Paralajmërimi: Menaxhimi privat i plazheve do të shkaktojë kaos dhe konflikte të dhunshme

Nga Zija Lika, Profesor.

Menaxhimi privat i plazhave në vijën bregdetare shqiptare ndonëse ligjërisht “pronë publike”, shpesh ka shkaktuar dhe mesa duket do të shkaktojë përleshje të ashpra me përdorim armësh shoqërur edhe me viktima, pasi konkurrenca e shezllonguerve për të siguruar superfitime ditore ekstreme prej 5 – 30 mijë euro, përmes rrjepjes së plotë të qytetarëve (veçanërisht në pjesën jugore të vendit) me tarifa ekstreme pagesash dhe nivele gati 100% evazioni fiskal, nuk ka njohur dhe nuk do të njoh kufij.

Strategjia e deritanishme e ndjekur nga qeveria aktuale por edhe ajo e mëparshme, ka qenë dhe është tepër e gabuar, duke i hedhur benzinë zjarrit.

Duhen më shumë plazhe në menaxhim publik dhe ato që mund të jepen në menaxhim privat, duhet përveç të tjerash të shoqërohen patjetër me tarifa tavan pagesash të arsyeshme.

Sa më shpejtë të ndërhyhet në korrektimin e kësaj strategjie, aq më shumë do të zbuten pasojat negative të gjenerueshme prej saj, përndryshe ashpërsimi i pritshëm i konkurrencës midis shezllonguerve për të siguruar përfitime të përditshme të çmendura krejt të pamerituara dhe zemrimi masiv qytetar që përballet me tarifa ekstreme pagesash krejt të pajustifikuara, do të shndërrohet në një vullkan të vërtet që dhe deti vështirë se do ta shuaj.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.