Opozitë dhe pushtet 1 vit të ndarë në Këshill, por bashkohen rreth sofrës

27/12/1620:20

Shperndaje:


Kur vjen fjala për të ngrënë, të majtë dhe të djathtë bëhen bashkë. Kjo fjalë e popullit tonë është vërtetuar më së miri ditën e sotme në Sarandë, ku të majtë e të djathtë janë mbledhur rreth sofrës, ashtu si çdo herë tjetër kur bie fjala për të ngrënë.
Këshilltarët e këshillit Bashkiak Sarandë janë mbledhur bashkë për të festuar mbylljen e  vitit ne nje dreke organizuar nga kryetarja e Bashkise znj. Florjana Koka. Dreka është bërë në një nga restorantet luksoze në periferi të qytetit.
Ndryshe nga seancat e këshillit Bashkiak ku vështirë të thuhet se bëhen bashkë as për miratimin e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, këtë radhë ata kanë festuar me njëri-tjetrin. Këshilltarët kanë biseduar, kanë shkëmbyer urime e kanë ngritur “dolli” për elektoratin, si dhe janë argëtuar nën tingujt e muzikës live.
Dreka e fundvitit është shtruar nga Bashkia e Sarandës.
Foto që postojmë i përket vitit të kaluar, pasi sot nuk arritëm të siguronim foto, sic duket ky ishte kusht dhe betim i gjithë këshilltarëve bashkiakë, bëjmë ca bëjmë këtu, por populli mos të marri vesh asgjë.screenshot_1

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Delvina triumfon në Memaliaj, reagon pas humbjes në derbi
Vrasja në Sarandë, Policia: Po bëjmë kontrolle me dronë në Sarandë dhe Delvinë
Hotel TOER në Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist Turni i Tretë
Skënder Hita në Sarandë: Do godasim pa kompromis grupet kriminale që veprojnë në qytet
Atentat në qendër të Sarandës, vritet Artan Myrtaj; plagoset një kalimtar 73-vjeçar
Pamjet që i thyen zemrën polakut që zgjodhi për të jetuar në Delvinë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.