Operacioni kombëtar anti-drogë: 5 të arrestuar në Sarandë

14/09/238:25

Shperndaje:

Një aksion kombëtar anti-drogë ka vënë në pranga mbi 200 persona, të arrestuar në disa qytete të vendit.

Në sajë ë këtij operacioni, i cili ka nisur prej dy ditësh, janë vënë në pranga mbi 200 persona që dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Operacioni i shtrirë edhe në Sarandë, ku janë arrestuar 5 persona.

Mësohet se Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet, ndërsa arrestimet janë bërë me urdhër të të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Sarandë.

Për këtë operacion janë angazhuar forcat RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie, e po ashtu ka pasur mbështetje edhe nga ajri me helikopterë.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për një të moshuar në Sarandë
Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës
Vila Amare Saranda kërkon të punësojë Sanitare
Jako Premium Hotel kërkon Sanitare. Ofrohet akomodim
Hotel ENAD në Ksamil kërkon Kuzhinier/e për mëngjeset dhe Sanitar/e. Ofrohet akomodim
E trishtë: Humb jetën 19-vjeçari në aksidentin pranë Fushë Vërrisë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.