Operacion antidroge: Policia e Sarandes arreston 4 persona ne Ksamil

13/04/1811:39

Shperndaje:


Ksamil, Sarandë
Policia njofton se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
• Adriatik.Gj., 25 vjeç, banues në Ksamil
• Dako.M., 33 vjeç, banues në Ksamil,
• Spiro.K., 24 vjeç, banues në Ksamil,
• Renard.B., 21 vjeç, banues në Ksamil, (moskallëzim krimi).
Sipas policise, shtetasve të mësipërm, iu është gjetur dhe sekuestruar në mjetin tip ”Opel”, në të cilin udhëtonin, 7 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe automjeti Opel.
Gjithashtu, sipas policise. këta shtetas janë autorë të një sasie lënde narkotike kanabisi prej 18 kg, të gjetur në Ksamil më datë 15.03.2018.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, dhe “Moskallëzim krimi”, të parshikuar nga nenet 283/2 dhe 300 të Kodit Penal.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sulm kibernetik ndaj Booking: Rrezikohen të dhënat e klientëve dhe shtohen rastet e mashtrimeve
BOE Luxury Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e, Kamarier/e dhe Sanitare hoteli
Elvis Bar në Sarandë kërkon të punësojë Barman
Leonidha Hristo dënohet nga GJKKO me 4 vjet burg, abuzoi me tenderat
ULTRA CLEANING Sarandë kërkon Ekonomist/e, Shofer dhe Punëtor magazine
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.