Oltion Çaçi takim për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri dhe kundër kanabisit

03/08/2318:49

Shperndaje:

Kryetari i Bashkisë Sarandë Oltion Çaçi ka Zhvilluar sot takim pune për vlerësimin e situatës për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri si dhe luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.


Pjesëmarrës në takim ishin Shefi i Komisariatit Gerald Toska, Drejtori sektorit MShZ Nasibi Hasanllari, dhe Drejtorat e Bashkisë përkatësisht Drejtori i Bujqësisë dhe Kullotave, përgjegjës i Sektorit te Emergjencave, Drejtori i Ndërmarjes së Shërbimeve, Grupi respektiv i Task Forcës së ngritur për menaxhimin e Sezonit Veror 2023, përfaqësues të prefekturës, përfaqësues të Bashkive kufitare Delvinë, Finiq, Konispol, kryepleq të fshatrave, vrojtues dhe vullnetar.


Gjatë takimit u analizua situata aktuale dhe masat e marra për menaxhimin e rasteve të emergjencës si dhe u vlerësua gatishmëria maksimale e të gjitha drejtorive dhe instancave për parandalimin e situatave problematike.
U diskutuar për rëndësinë e sensibilizimit qytetar dhe masat ndëshkuese për të gjithë ata që shkelin ligjin kryesisht për ata për zjarrëvënie të qëllimshme.

Edhe pse deri tani nuk ka patur asnjë rast problemi madhor që kërkonte ndërhyrje të Zjarrëfikëses, nga Kryetari i Bashkisë Çaçi, u kërkua vigjilenca maksimale nga të gjitha instancat për parandalimin dhe koordinimin e situatave emergjente.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.