Nuk ndalet Kokedhima, pas kryetares se Bashkise, “i ndryshon emrin” edhe Sarandes

07/12/1613:04

Shperndaje:

Pas konfliktit me Edi Ramen, Koco Kokëdhima ka filluar një fushatë të gjerë për t`i imponuar Partisë Socialiste kandidaturen e tij për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit 2017. Një nga strategjitë për t`ia arritur këtij qëllimi, Koco Kokëdhima ka zgjedhur të ketë edhe një faqe me sa më shumë fansa. Për këtë qëllim ai 1 javë më parë “i rrëmbeu” kryetares së Bashkisë Sarandë Florjana Koka edhe faqen e saj, faqe që mesa duket administrohej edhe nga njerëz të stafit Kokëdhima.
Por mania e tij nuk është ndalur me kaq. Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ai, me qëllim bashkimin dhe transferimin e fansave drejt faqes Koco Kokëdhima, i ndyshoi edhe emrin një prej faqeve të hapura gjatë fushatës elektorale 2015, faqes Saranda Ime, të cilën e pagëzoi me emrin e ri Koco Kokëdhima Saranda.
 Qindra përdorues menjëherë sa ka parë këtë njoftim në facebook të tyre nuk janë pajtuar me këtë veprim, por i kanë unlike faqes me emrin tashmë të ndryshuar. koco-kokedhima

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel Olympia kërkon Recepsionist/e, Sanitare, Banakier dhe Kamarier
Do t’i mbrojmë me jetën tonë – Revolta e banorëve në Manastir, te plazhi Pasqyra
Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për një të moshuar në Sarandë
Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës
Vila Amare Saranda kërkon të punësojë Sanitare
Jako Premium Hotel kërkon Sanitare. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.