Nuk ka të ndalur ndotja e bregdetit në Ksamil


ksamil-1ksamilEdhe pse pak ditë më parë Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit kishte ndërhyre pas ndotjes që i bëhej bregdetit dhe ujrave në Ksamil, ndotja nuk ka të ndalur. Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit Vlorë, pas denoncimeve të banorëve dhe pushuesve në Ksamil, kishte gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra firmën zbatuese të projektit të kanalizimeve në Ksamil. Gjatë ditëve të fundit, nga firma zbatuese e projektit, ujrat e kanalizimeve ku kryhen punimet nëpërmjet një tubacioni shkarkoheshin në det, duke sjellë një ndotje të gjithë zonës detare.  Punimet për rrjetin e ri të kanalizimeve në Ksamil u ndërprenë në fillim të sezonit turistik për të rifilluar në muajin tetor. Ende nuk dihet se kur do të përfundojë investimi aq i nevojshëm për qytezën turistike të Ksamilit. 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë
Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.