Njoftim punësimi për Menaxher Mirëmbajtjeje në Bougainville Bay

20/12/2018:01

Shperndaje:


BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar, Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Menaxherit të Mirëmbajtjes
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të kompanisë ATDG. Të jetë person dinamik dhe i aftë të ofroj shërbim në mënyrë korrekte.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Evidentimi i problemeve dhe përcaktimi i veprimeve të nevojshme për eleminimin e tyre;
 Inspektimi i strukturave dhe realizimi i riparimeve të nevojshme;
 Inspektimi i strukturave mekanike & elektrike, riparimi i tyre;
 Monitorimi dhe ruajtja e sistemeve të mbrojtjes nga zjarri;
 Mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve elektroshtëpiake;
 Përgatitja e planit të punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen;
 Menaxhimi dhe kontrolli i i zbatimit të planit të punës;
 Regjistrimi i të dhënave në librin e kontrolleve për të gjitha inspektimet e bëra;
 Hartimi i listave të furnizimeve me materjalet e nevojshme;
 Ruajtja dhe kontrolli i inventarëve;
 Mbikqyrja e punonjësve të mirëmbajtjes në kryerjen e detyrave të tyre (izolime, suvatime,
lyerje, riparime të pajisjeve hidraulike, elektrike, si dhe sistemeve të lidhura me to);
 Përgatitja e rregullores së sigurimit teknik, kontrollin dhe zbatimin e saj;
 Supervizimi i stafit gjatë punës;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Diplomë Universitare në degën e Inxhinieri Ndërtimit përbën avantazh;
 Eksperiencë në fushën e ndërtimit dhe / ose në atë të mirëmbajtjes;
 Të kenë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj;
 Të kenë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës
 Të kenë aftësi komunikuese me kolegët, stafin, klientët;
 Të jenë të aftë të organizojnë punën në mënyrë individuale apo në grup;
 Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
 Të njohin paketën Microsoft Office;
 Të jenë korrektë;
Ofrohet:
 Pagesë konkuruese
Shënim: Aplikantët duhet të jenë me vendbanim në Sarandë ose zonat përreth!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojne ne numrin
+355686082912


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.