Një udhëtim mbresëlënës dhe i mrekullueshëm me të madhen Margarita Xhepa

14/10/1619:49

Shperndaje:


margarita-xhepaSARANDË: Fundjavë! Jemi me kolosen e artit shqiptar, Artisten e Popullit dhe Nderi i Kombit, të madhen Margarita Xhepa në një udhëtim drejt Kllogjerit, varezave masive të viktimave të komunitetit çam të genocidit grek ndaj kësajë popullsie. Artistja e madhe ndodhet në Sarandë prej një jave si pjesëmarrse ne eventin e rëndësishëm filmik ndërkombëtar ”DEA OPEN AIR” që zhvillohet përvit në Sarandë. Por natën e 24 qershorit Margarita Xhepa nuk do të jetë pjesëmarrse në këtë festival, ajo do të jetë pjesë e ceremonisë dhe homazheve të viktimave të pafajshme çame nga genocidi grek. Ushëtojmë në një makinë sëbashku me të  dhe motrën e sajë që e shoqëron, poetin çam Hekuran hallili dhe djalin e tij, Agron Halili.Ishte një privilegj për ne ky udhëtim. Nuk mund të rimë pa ngacmuar bisedën me artisten e madhe. Por artistët e mëdhenj flasin pak e thonë shumë. Kështu ndodhi dhe me të madhen  e të papërtuarën Margarita Xhepa. Artistja e madhe pyetjes sonë se pse, ndonse në moshën 81-vjeçare dhe me difekte fizike në këmbë, lë edhe natën e festivalit të filmit dhe vjen në kët homazh, ajo i përgjigjet se festivale filmash do bëhen përsëri e përsëri, por të vësh një karafil të kuq tek gjaku i pafajshëm i kombit tënd, të lutesh për shpirtrat e tyre të gjqnë prehje në botën ku janë strehuar jashtë dëshirës së tyre dhe tepër pafajsisht, kjo është vlerë dhe vyrtit njerëzor, respekt për gjakun që të rrjedh në damarë dhe një detyrim qytetar për çdo shqiptar.

Kalojmë urën e Çukës dhe pikërisht aty ku ka qenë përforcuesi i radio-Tiranës dhe antenat shpërndarse të valve ndodhen akoma, ndalojmë dhe artistja e madhe bën një foto. E shikon me admirim e nostalgji antenën e madhe . Dhe neve ndjejmë emocione. Është kontakti i parë që na ka mundësuar që të dëgjojmë zërin e aktores së madhe në valët e radios dhe artistja thotë se sa mirë që nuk është prishur dhe valët katastrofike të trazicionit shqiptar nuk e kanë zhdukur. Është histori. Sa shumë emocione. Dhe rruga vazhdon , po artistja e madhe është shumë e vëmendshme tek pqeisazhet e natyrës që i shfaqenpara syve si në një ekran të madh. Ndalojmë në lisarenë e Soronesë. Pamje magjike; mali i Milesë, këneta e Bufit, liqeni i Butrintit me boshtin e zjarrtë diollor në çastet e perëndimit, fusha dhe plantacione me agrume dhe ullinj, vreshtari e bletari, këmborë bagëtish e blegërimat e tyre, e bëjnë më romantike këtë përjetim. Një harmoni e dorës së natyrës dhe asajë njerëzore. Aktorja e Madhe shikon malin e Milesë. Duket sikur dy male bisedojnë në heshtje me njëri- tjetrin; një mal jetësor dhe një natyror. Sa ngjajnë në krenarinë dhe madhështinë e tyre. Ja, Kllogjeri. Margarita Xhepa përlotet tek sheh memorialin me emrat e viktimave. Dikush i dhuron një trëndafil çamërie dhe Ajo e puth duke lotuar. Sa shumë foto të pjesëmarrseve me të. Duket sikur margarita jep koncert recital, dhe jo sikur janë mbledhur për homazh. Ç’forcë magjike ka arti. Dhe artistja shkon tek varri masiv i viktimave me një përkulje njerëzore.reciton dy poezi të poetve çamë për Çamërinë , Bilal Xhaferri dhe Hekuran Halili dhe lumi i duartrokitjeve jonizon dhe elektrizon të pranishmit. Gjigandja përcjell dhimbjen me art dhe arti prek ndjenjat e gjithkujt në këtë tubim. Kthimi drejt Sarandës përsëri shoqërohet me biseda. Sheh fushat e mbjella me misër dhe menjëherë biseda shkon tek toka dhe pronësia e sajë. Pyet se si është ndarë dhe i themi se shumica e sipërfaqes është dhënë me konçesion apo me qera. Shohim se artistja ndjen dhimbje. Na sheh në sy dhe na thotë se kjo është marrëzia më e madhe që po ndodh dhe tregon një episod nga filmi ”Toka e Përgjakur”, momenti kur i shoqi i sajë në film, Miti, vritet dhe kjo vë kujen; aty kam qarë vërtet me shpirt,-thotë artistja,-pavarsisht aktore, ndjeva se sa e shenjtë është toka për njerzit dhe në atë kohë kur copa e bukës kish vleën e floririt dhe nuk e gjeje. Por edhe kam sjellur në mënyrën më origjinale portretin e gruas myzeqare dhe në veçanti asajë lushnjare. Po jo ç’do gjë në atë kohë kalonte pa peripeci. Dihej , që filmi para se të shfaqej për publikun, do të kalonte në që filtër nga të dërguarit e partisë. Kështu ndodhi edhe me këtë film ku i deleguari kryesor qe shkrimtari Anastas Kondo, disa herë edhe bashkëpuntor me kinostudion nëpërmjet skenarve të bukur. E pa filmin dhe kritikoi pjesën ku unë vija kujen mbi bashkëshortin që e vranë në ugar. Nuk duhet vaj dhe kuje, – the me seriozitet,-janë momente historike, janë çaste gëzimi. Duhet atmosferë festive, aq më shumë që këtu bëhet fjalë për një vend ku tapitë i dha vet shoku Enver. Të hiqet kjo pjesë!Kur tha këtë fjalë, vijon artistja,- sikur më qëlloi njeri me grusht në stomak. Është pjesa që tregon një rit të fuqishëm shqiptar; gruaja shpreh dashurinë, besën, amanetet, dhimbjen për bashkëshortin. Por ndodhi mrekullia. Besoj se kudo ka edhe fat, por edhe njerzit e mëdhenj, mbeten të mëdhenj. Në Komision qe edhe Dritëro Agolli, i madhi dhe i miri Dritëro. Pas Anastas Kondos që vinte nga Komiteti Qëndror i PPSH dhe Ministrisë së arsimit dhe Kulturës, foli dhe poeti dhe shkrimtari ynë i madh: Unë jam i mendimit,- filloi Agolli dhe hodhi sytë nga neve të tërë që prisnim me ankth fatin e filmit dhe episodeve që kishim dhënë aq shumë mund e sakrifica, aq shumë shpirt nga yni, -se kjo pjesë nuk duhet të hiqet sepse konflikti dhe kontrasti që jep shton emocionet publikut dhe përcjell mërealisht të vërtetën, nga ana tjetër lartëson figurën e Udhëheqësit tonë, largpamësinë e tij, domosdoshmërinë e reformës agrare, por edhe se kjo reformë nuk erdhi pa mund e sakrifica, nuk erdhi pa derdhur gjak dhe bandat dhe mbeturinat ekzistuese të klasës së vjetër po vrasin njerëz nga popullsia e pafajshme. Ndaj mendoj se duhet të mbetet, – përfundoi njeriu i mirë dhe intelektuali modest, poeti i madh , Dritëro Agolli. Dhe kjo pjesë–perlë mbeti dhe ne e kemi sot e e shohim përditë dhe për këtë i jam mirnjohëse të madhit Dritëro, njerzillëku i tij nuk kish kufij. Ndaj jam dhe kam qenë që kudo të jetë njeriu me merita në punë. Por ndodh ndryshe, ndaj Agolli meritokracinë e etikotoi me atë ç’ka meriton në realitet. Po të shikosh sot, artistë të mëdhenj e mjaftë punëtorë e frytdhënës janë pa punë. Natyrisht që çdo njeri ka të drejtën dhe nevojën për një punë, por ata që i japin kombit duhen trajtuar ndryshe. Kam pasur rastin,- vijon Margarita Xhepa,- të njoh edhe poetin dhe skenaristin e shquar Petrit Ruka, një profesionist i shkëlqyer, por aktualisht pa punë, nuk ka një vend as për mësues në shkollat e mesme për të? Po i madhi Moikom Zeqo, arkeolog, studjues, poet e shkrimtar, i njohur në shumë universitete dhe akademi të botës, pse të jetë pa punë dhe aq më keq që edhe me probleme shëndetsore, që dashtë perëndia ja del ta mundij sëmundjen, përsëri i papërtuar , i palodhur shkrun dhe shkruan. Edhe publiçisti i veçantë në profilin e tij , Ardian Klosi, para se të përfundonte tragjikisht jetën e tij, kish një vit pa punë, ndonse edhe mik me qeverinë. E sa e sa të tjerë….. -vijon Nderi i Kombit, Margarita Xhepa ,dhe psherëtin me dhimbje, ndërsa përfundon se sporti dhe arti janë ambasador që prezantojnë Kombin në vendet e botës. Dhe u prezantuam mirë në sport, ndonse humbëm dhe qeveria i shpërbleu mirë, po pr artin që mbledh rreth tij aristokracinë botërore, pse nuk ka investim? Dhe shumë e shumë detaje margaritarë me bisedën e Margarita Xhepës. Po artistat flasin pak e thonë shumë. Sjellin kohën me hapat e sajë në rrugëtimin e djeshëm, të sotëm dhe të nesërmes. Dhe kur syri i artistve shikon dhe derdh trishtim…Faleminderit e madhja margarita Xhepa që ma dhe këtë mundësi të udhëtoja dhe të bisedoja në një makinë me ty.
Përgatiti Agron MEMA


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.