Një mareveshje për mbylljen e guroreve në Sarandë që kurrë nuk u implementua

15/06/1617:25

Shperndaje:


Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe pyjeve vendos mbylljen e guroreve në Sarandë
Cipa-KokedhimaNe janar te vitit 2014,në prani të mediave dhe te publikut, nga fshatrat Shelegar, Metoq, Gjashtë, Vromero dhe nga zona e banuar “Baba Rexhepi” në lagjen nr. 4 të Sarandës, që përbënin grupin e interesit,ish kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Stefan Çipa dhe perfaqesuesit e guroreve në Sarande, kishin nënshkruar nje akt-marrëveshjen dy palëshe për mbylljen e guroreve. “Saranda si qyteti i parë me projekte zhvillimi në kuadër të programit PIK, të qeverisë, largimi i guroreve qe zhvillonin veprimtarin e tyre ne rrethinat e Sarandes, jepte mundësin për implementim sa më të shpejtë të këtyre projekteve dhe për cilësi më të mirë të jetesës për banorët”. Impakti negativ i guroreve në mjedis dhe shqetësimet e krijuara të banorët e fshatrave përrreth apo për imazhin e keq qe ato krijojne në një qyteti turistik si Saranda,u pranuan edhe nga perfaqesuesit e ketyre firmave .bile u premtua nga firmat se paralelisht me tërheqjen e investimeve, firmat do të kontribonin edhe për rehabilitimin e mjedisit të dëmtuar, sipas një projekti të posaçëm që do të hartohej më pas. Arritjen e kësaj akt-marreveshjeje e kishte vlerësuar edhe ish deputeti socialist, Koço Kokëdhima, duke e quajtur shumë të rëndësishëm nënshkrimin dypalësh. Por dy vjet e gjysem pas kesaj marveshje,asgje nuk ka levizur .Guroret kanE vazhduar punen e tyre deri në qershor 2016,ku me se fundmi ka nderhyre Inspektoriati i shteteror i mjedisit dhe i pyjeve e cila ka gjobitur me 10 miljon leke te vjetra dhe pezullim te plote aktivitetit per shfyrtezimin e gurit gelqeror. ATSH

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bledi Çuçi: Saranda po i rikthehet normalitetit falë punës së Bashkisë
Gjendet i pajetë në det një peshkatar, dyshime se humbi jetën gjatë stuhisë
Alarm për motin! Ndalohen të gjitha daljet në det në Sarandë, Ksamil dhe Borsh
Ndahet nga jeta Majko Rroboci, veterineri dhe intelektuali i respektuar nga Delvina
Stuhi e fortë në Sarandë, dhjetëra automjete dhe biznese të dëmtuara, 3 të lënduar
Lamallari: Policia do fillojë aksionin, xhamat e errësuar pa leje do të hiqen

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.