Një 42-vjeçar në Sarandë dhunohet me shkopinj dhe leva hekuri nga 3 persona

23/02/2515:49

Shperndaje:

Një 42-vjeçar në Sarandë dhunohet me shkopinj dhe leva hekuri nga 3 persona

 

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin Xh. M., 34 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në lagjen nr. 2, së bashku me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin L. M., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

 

Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm gjatë ditës, në rrugën “Lefter Talo”, mes shtetasve L. M. dhe F. M., 46 vjeç (xhaxhai i shtetasit Xh. M.), ndaj të cilëve nisi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zjarr në Aliko, Finiq. Digjet sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen banesa
Amarino Restaurant & Hotel – Ksamil kërkon staf. Ofrohet akomodim
Market & Bakery PRODA në Metoq kërkon të punësojë KASIERE
Të arrestuarit marrin peng policin në Sarandë, AMP nis hetimet – pezullohen 3 punonjës
Denoncimi tronditës: Të arrestuarit morën peng efektivin brenda Komisariatit të Sarandës
U arrestuan si shpërndarës, Gjykata lë 15 persona në burg dhe 5 në “arrest shtëpie”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.