Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë

17/03/269:25

Shperndaje:

Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë

Saranda ka mirëpritur mëngjesin e kësaj të marte kroçerën e parë për sezonin turistik 2026. Anija turistike “Sapphire Princess”, pjesë e flotës “Princess Cruises” ka mbërritur në qytet me rreth 2600 turistë në bord, duke shënuar nisjen e një tjetër sezoni të rëndësishëm për turizmin e kroçerave në qytetin bregdetar.

 

 

Turistët që udhëtojnë me këtë kroçerë kanë nisur menjëherë vizitat në Sarandë dhe në zonat përreth. Një pjesë e tyre po vizitojnë qendrën e qytetit, ndërsa të tjerë janë drejtuar drejt destinacioneve turistike dhe historike të jugut të vendit.

 

Grupi i turistëve është i përzier dhe përfshin vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Kroçera ka mbërritur në Sarandë nga Italia dhe pritet të vazhdojë itinerarin e saj pasditen e kësaj të marte drejt Greqisë.

 

Mbërritja e kësaj kroçere shënon hapjen e sezonit të anijeve turistike për vitin 2026 në Sarandë, një segment gjithnjë e më i rëndësishëm për ekonominë lokale, pasi çdo ndalesë e kroçerave sjell mijëra vizitorë që frekuentojnë bizneset, restorantet dhe atraksionet turistike të qytetit. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sarandë: Vajza e mitur sulmohet nga qentë endacakë në shëtitore, qytetarët kërkojnë masa urgjente
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.