Nis puna për ndërtimin e “Muzeut të Natyrës” në Parkun Kombëtar të Llogarasë


Në Parkun Kombëtar të Llogarasë ka nisur puna për ndërtimin e një godine ku do të ekspozohen historia dhe arritjet e këtij parku.
Ky investim i AKZM(Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura), me buxhetin e shtetit, do të mundësojë një qëndër informimi për qytetarët, studentët apo turistët, pasi në të do të pasqyrohen vlerat më të jashtëzakonshme të parkut mbi florën, faunën, kulturën dhe traditat e zonës.
Ky park është kthyer në një atraksion turistik tepër të vizitueshëm nga turistet vendas dhe të huaj. Jo vetëm natyra e bukur ku mund të shijosh edhe qëndrimin në mal, por edhe atë në det, një vend që i përfaqëson të dyja klimat malore dhe detare, por tani së fundmi, në park mund të vëzhgosh dhe specie të ndryshme kafshësh të egra.
Turizmi i vëzhgimit po kthehet në prioritar edhe në parkun e Llogarasë.
Gastronomia krahinore është një tjetër kënaqësi për ata që drekojnë apo rrinë më gjatë në ambientet turistike të Llogarasë. llogara

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.