NGJARJE E RËNDË: Gruaja vret burrin me sëpatë

24/12/249:50

Shperndaje:

NGJARJE E RËNDË: Gruaja vret burrin me sëpatë

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës, ku një grua dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj gjatë natës.

Sipas informacioneve të para, shtetasja E. T., 49 vjeçe, ka goditur me sëpatë në kokë bashkëshortin e saj, Ll. T., 55 vjeç, teksa ai po flinte në banesën e tyre. Si pasojë e goditjeve, ai ka humbur jetën në vend.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar gruan në ambientet e Komisariatit të Sarandës.

 

Nga të dhënat paraprake mësohet se autorja e dyshuar, Elvira Tahiraj, dyshohet se vuan nga çrregullime mendore, çka mund të ketë ndikuar në kryerjen e këtij akti ekstrem. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të krimit.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe komunitetin e qetë të fshatit Metoq, i cili është përballur me një situatë të paprecedentë.

Policia ka bërë të ditur se vijojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe dinamikën e ngjarjes.

 

Lajm i përditësuar: Gruaja vret burrin me sëpatë

 

Tragjedi Familjare: Pamundësia ekonomike për kurimin sjellin pasoja fatale – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rinia në Shalës krijon Shoqatë, në fokus e sotmja dhe e ardhmja e fshatit – VIDEO
Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO
Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0
Sali Berisha: Më 10 shkurt do marrim fatin e Shqipërisë në dorë – VIDEO
Dy kandidatët në garë për drejtimin e PD Sarandë, zgjedhjet më 22 Shkurt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.