Ngarkuan kamionin me 800 kg kanabis, arrestohen 2 grekë

24/02/2014:53

Shperndaje:


Një sasi prej 800 kg kanabis është kapur mëngjesin e sotëm nga policia greke.
Aksioni për kapjen e kësaj sasie është zhvilluar rreth orës 06:00 (me orën greke) në zonën e Rripit të Sajadhës.

Droga ishte fshehur në një kamion frigoriferik, nga ku janë arrestuar dy grekë, shoferi dhe shoqëruesja.
Burime bëjnë me dije se droga është kapur pranë një qendre me vaska peshkimi në Sajadhë, e për pasojë dyshohet se mund të jetë transportuar me skaf ose varka, por nuk përjashtohet mundësia që droga të ketë hyrë nëpërmjet kufirit tokësor nga Shqipëria.
Kjo është sasia më e madhe e kapur gjatë vitit të fundit në këtë zonë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas
Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
Dream Hotel Saranda kërkon të punësojë Recepsionist/e
Helia Hotel kërkon të punësojë Receptionist/e dhe Kamarier/e
Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur
Aksident i rëndë në rrugën Sarandë – Delvinë, 2 motra humbin jetën

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.