Nga problemet e Sarandës tek shpresa për ndryshim – Urimi i Manjola Nikollo për Vitin e Ri – VIDEO

31/12/2413:08

Shperndaje:

Nga problemet e Sarandës tek shpresa për ndryshim – Urimi i Manjola Nikollo për Vitin e Ri

Kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, në vigjilje të natës së ndërrimit të viteve, ka ndarë një mesazh të fuqishëm mbi sfidat që qyteti i Sarandës dhe banorët e tij kanë kaluar gjatë vitit 2024, duke u bërë thirrje qytetarëve për reflektim dhe angazhim të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

 

Një vit sfidash dhe zhgënjimesh

 

“Fatkeqësisht, ky ka qenë një vit i shënuar nga mosfunksionimi i institucioneve dhe mungesa e transparencës nga pushteti lokal dhe qendror. Qytetarët e Sarandës janë përballur me burokraci të pafundme në institucionet si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ku dokumentacionet që duhej të përfundonin brenda ditëve janë zvarritur me muaj apo vite. Kjo situatë ka ndikuar negativisht në sigurinë juridike dhe zhvillimin ekonomik të qytetit tonë,” deklaroi Nikollo.

Një nga problemet kryesore të adresuara ishte edhe dështimi i pushtetit lokal për të lidhur kontratat e trojeve të dhëna nga Bashkia, duke privuar qytetarët nga të drejtat e tyre themelore. Bizneset e Sarandës, nga ana tjetër, janë përballur me taksa të padrejta dhe cilësi të ulët të shërbimeve publike, duke dëmtuar konkurrencën dhe zhvillimin e sektorit turistik.

“Punimet në rrugët e qytetit janë një shembull i papërgjegjshmërisë, me cilësi të dobët që shkakton shqetësim për qytetarët dhe bizneset, si dhe një dëm të madh në imazhin e Sarandës si destinacion turistik,” shtoi ajo.

 

Arsimi dhe korrupsioni – plagë të hapura të qytetit

 

Nikollo gjithashtu ngriti shqetësimin për kushtet e arsimit në Sarandë, ku nxënësit e shkollave vijojnë të mësojnë në dy turne për shkak të mungesës së investimeve dhe mosfunksionimit të godinës së Ekokampusit. “Kjo është një dëshmi e qartë e mungesës së prioritizimit të nevojave bazë të qytetarëve tanë,” theksoi ajo.

Nga ana tjetër, arrestimet e dhjetëra zyrtarëve të Sarandës për korrupsion janë një tregues alarmant për situatën aktuale. “Korrupsioni ka hedhur rrënjë të thella në administratën tonë, dhe kjo duhet të marrë fund. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë me forcë dhe pa kompromis ndaj abuzimeve të pushtetarëve,” theksoi Nikollo.

 

Shpresa për vitin 2025

 

Nikollo i ftoi qytetarët e Sarandës të shohin zgjedhjet e 11 majit 2025 si një mundësi vendimtare për të ndarë përfundimisht nga keqmenaxhimi dhe mungesa e përgjegjshmërisë. “Ne nuk do të ndalemi së ngrituri zërën për të drejtat e qytetarëve dhe do të punojmë krah për krah me ta për një Sarandë më të mirë,” deklaroi ajo.

 

Urimi i fundvitit

 

Nikollo e mbylli mesazhin e saj me një urim për të gjithë qytetarët e Sarandës: “Gëzuar Vitin e Ri! Uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në familjet tuaja. Le të jetë viti 2025 një vit i shpresës dhe i ndryshimit për të gjithë ne.”

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

7 Milionë Euro dështim: Edhe Parku Miqësia mbetet një parking makinash – VIDEO
Ujërat e zeza mbysin rrugën e re me mozaikë në Sarandë – VIDEO
Tenderi 100.000 euro për rrugët me beton në Shelegar, fitues oferta me 97%
IMT Sarandë shemb lokalin “Unico Lounge” në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani
Festa e 112-Vjetorit të Policisë në Komisariatin e Policisë Sarandë – VIDEO
U kap duke hedhur inerte në një tokë në Çukë, procedohet penalisht biznesmeni

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.