Nëse mbyllet ndonjë klasë apo shkollë nga COVID-19, leksione në televizion
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë urimin e saj për vitin e ri shkollor 2020-2021, ndërsa nënvizon edhe masat e ndërmarra për të siguruar një fillim sa më të mbarë të tij. Në rast se duhet të mbyllim ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, Ministrja Shahini cilëson se “do të mbështetemi tek plani B, që është kanali “RTSH Shkollë”, ku i kemi të xhiruara të gjitha leksionet që do t’i zhvilloni edhe në shkollë me mësuesit tuaj, dhe kemi edhe platformën online që do të shërbejë për mësim në kushte shtëpie”.
Ministrja apelon për respektimin e protokolleve në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë.
“Nxënës të dashur! Nesër do të uleni në bankat e shkollës përsëri për të filluar vitin e ri shkollor 2020-2021. Kjo është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për ju, ndaj jemi përkujdesur me stafet e shkollave, mësuesit tuaj, drejtorët e shkollave, si dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për të siguruar një fillim sa më të mbarë për vitin e ri shkollor. E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë”.
Në fund, duke sjellë në vëmendje se në ambientet e brendshme të shkollës janë të afishuara edhe rregullat për t’u ndjekur gjatë mësimit e qëndrimit në shkollë, Ministrja Shahini uron shumë suksese e mbarësi në vitin e ri shkollor 2020-2021.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
13/09/2018:06
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
13/09/2018:06
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
13/09/2018:06
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
13/09/2018:06
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
13/09/2018:06
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
13/09/2018:06
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
13/09/2018:06
SYRI I KALTER
13/09/2018:06
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
13/09/2018:06
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
13/09/2018:06
Rezervime
Dhomë treshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
13/09/2018:06
Vila Alvin, Apartament 1+1
13/09/2018:06
River & Sea Side Apartament
13/09/2018:06
Dhomë çift për pushime
13/09/2018:06
Dhoma Ksamil
13/09/2018:06
Suvenire
Suvenire nga Saranda
13/09/2018:06
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
13/09/2018:06
Suvenire nga Saranda
13/09/2018:06
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
13/09/2018:06
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
13/09/2018:06