Nënshkruhet marrëveshja: Policët testet e drogës do t’i bëjnë në laboratorin Intermedica

22/11/2116:23

Shperndaje:

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe laboratorit mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, nisur nga qëllimi për të mbrojtur integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për të garantuar sigurinë e tyre në publik, si dhe për të ruajtur imazhin pozitiv të Policisë në komunitet, bazuar në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Rregulloren për Policinë e Shtetit, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi më administratorin e laboratorit mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, Thoma Vasili.

Marrëveshja e bashkëpunimit konsiston në krijimin e mundësive për ekzaminimin mjekësor periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të rritjes së standardeve dhe integritetit personal, për të ndaluar përdorimin e lëndëve narkotike nga ana e tyre.

Drejtor Nano ka falënderuar administratorin e laboratorit, pasi kjo mundësi e ofruar nga ana e tyre është shumë e vlefshme për rritjen e imazhit të Policisë në komunitet dhe për fitimin e besimit të qytetarëve, sepse kryerja e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike do të eliminojnë akuzat e dashakeqësitë ndaj Policisë së Shtetit.

“Ju falënderoj për këtë mundësi dhe ftoj edhe kompani të tjera në këtë fushë dhe jo vetëm, që të ndihmojnë Policinë e Shtetit”, – u shpreh Drejtor Nano.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Drejtor Nano i ka kërkuar përfaqësuesit të laboratorit, paanshmëri, garanci maksimale në kryerjen e këtij testi dhe ruajtje të konfidencialitetit të të dhënave.

Administratori Thoma Vasili ka garantuar Drejtorin e Përgjithshëm, për standardet maksimale në këtë drejtim dhe ka siguruar mbështetje të përhershme për Policinë e Shtetit.

Në kuadër të marrëveshjes, Drejtori i Përgjithshëm ka nxjerrë dhe urdhrin përkatës për të gjitha strukturat qendrore dhe vendore.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Greek Grill MERAKI kërkon Kamarier/e, Motorist dhe Specialist Fast Food-i
Ultra Courier Sarande kërkon të punësojë Korrier. Punësim vjetor, e Diela pushim
Ardit Bido takim me qytetarët në Delvinë: “Vij si biri juaj, jo mysafir” 
77-vjeçari përplas me zetor këmbësoren dhe largohet, prangoset nga Policia
SPORT VISION ALBANIA kërkon të punësojë Shitëse në dyqanin e ri në Sarandë
TRIMAX DENT SARANDE

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.