Në 21 muaj 24 zyrtarë të prangosur në Sarandë, 10 prej tyre punonjës bashkie

23/11/2312:05

Shperndaje:

Gjatë 21 muajve të fundit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK janë arrestuar 23 zyrtarë të administratës publike dhe 1 noter, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër zyrtar.

Për “shpërdorim detyre” dhe në disa raste edhe për “korrupsion pasiv” janë arrestuar 6 zyrtarë të ASHK Sarandë, 10 zyrtarë të Bashkisë Sarandë, 2 zyrtarë të ARZM Vlorë dhe Sarandë, 4 zyrtarë të IMT, 1 zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, 1 noter, si dhe është shpallur në kërkim 1 zyrtar i ASHK Sarandë.

Arrestimet janë shtrirë në dy raste në Vlorë dhe Tiranë për shkak të lidhjes që është gjetur në veprën penale me qytetin e Sarandës. Ndërkaq, veç 25 zyrtarëve të mësipërm, Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim edhe një ish-zyrtar të IMT dhe një ish-zyrtar të spitalit të Sarandës, pasi SPAK kishte nisur më parë procedimin për ta, por dosja më pas është transferuar në Sarandë, ndërkohë që ka dërguar për gjykim edhe 2 zyrtarë aktual dhe 1 ish zyrtar të ASHK Sarandë pas një procedimi të saj.

Nga 24 zyrtarët e arrestuar, vetëm 14 kanë vuajtur një periudhë kohore në masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa nuk dihet nëse kjo masë do të vazhdojë edhe për zyrtarin e arrestuarit ditën djeshme, që mund të rrisë numrin në 15.

9 zyrtarë të tjerë menjëherë pas arrestimit janë lënë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” ose “Arrest në shtëpi”.

Ndërkaq, 2 zyrtarë dhe 2 ish zyrtarë po gjykohen në gjendje të lirë pa masë sigurimi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës për performancë të dobët
Prefektja Evis Allushi zhvillon vizitë prezantuese në Sarandë, takim me zjarrfikësit dhe drejtuesit lokalë
Saranda përmbytet sërish: Ujërat e zeza dhe të bardha pushtojnë Shëtitoren pas vetëm 15 minutash shi
Gola dhe spektakël në Sarandë: Butrinti fiton 3-2 ndaj Tomorit – VIDEO
Butrinti – Tomori drejtpërdrejt në Saranda Web,  të hënën më 3 nëntor në orën 13:00
Bujar Leskaj tërhiqet nga Partia Demokratike: “Do lë mandatin për t’i hapur rrugë brezit të ri politik”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.