

Ndizet zjarri partizan në përkujtim të 79-vjetorit të Çetës “Çamëria”


Tek kodra e lapidarit në Markat, pikërisht tek vendi ku u formua Ceta, drejtues, intelektualë dhe banorë të bashkisë Konispol u mblodhën rreth zjarrit të improvizuar në kuadër të kujtim të atij momenti historik për gjithë krahinën e Camërisë, në 79 vjetorin e formimit të Cetës “Camëria”, formacioni i parë luftark në jug të vendit. Për vite e vite me radhë përvjetorët e formimit të Cetës “Camëria” kanë qenë festime të organizuara enkas nga bashkia. Nisur nga kushtet e kësaj pandemie që ende nuk ka fund bashkia e Konispolit organizoi përkujtimin e 79 vjetorit rreth zjarrit partizan të atyre viteve.
Ceta “Camëria “ ishte formacioni i parë luftarak në Jug të Shqipërisë. Ajo u krijua më 2 shkurt 1943 në fshatin Markat të rrethit të Sarandës dhe ishte bërthama e parë e grupit të katërt partizan të zonës së parë operative Vlorë – Gjirokastër. Fillimisht ishin 36 trima që krijuan cetën. Komanda e cetës përbëhej nga, Komandant çete Haki Rushiti, zëvendëskomandant, Muharem Demi, komisar Taho Sejko, zëvendëskomisar, Sami Murati, komandant prapavije, Ramadan Zejno. Ditët e para të krijimit të saj, Ceta “Camëria” kishte në radhët e saj 50-60 vetë për t’u rritur më vonë në numër me 350 vetë. Shumica e luftëtarëve dhe komandantëve të këtij njësiti luftarak ishin nga gjithë krahina e Camërisë, Konispoli e gjithë fshatrat përreth kurse një pjesë e vogël nga erdhi Delvina dhe Kurveleshi.
Aksionet luftarake të Cetës “Camëria” kundër okupatorëve italo-gjermanë mbulonin gjithë Jugun e Shqipërisë. Disa nga aksionet më në zë të Cetës “Camëria” ishin lufta për marrjen e postave ushtarake të Sopikut dhe Zminecit, ku të gjithë karabinierët italianë u dorëzuan dhe nga ata u zu një sasi e madhe municionesh luftarake, që më vonë do të kthehej në bazën luftarake për rezistencën e famshme Frontale 55 ditore të Konispolit. Lufta e Konispolit renditet si lufta më e ashpër dhe më e pabarabartë ku ceta “Camëria “me heroizëm të pashoqe i bëri ballë për 55 ditë, 5 gusht – 28 shtator 1943, fuqisë ushtarake gjermane, që vinte nga Greqia dhe kërkonte të hynte nëpërmjet Qafë – Botës në Jug të Shqipërisë.
Për këtë ajo është cilësuar si një Stalingrad i vogël. Kjo çetë u bë bazë për formimin e batalionit partizan “Camëria” ku së bashku me batalionet e tjera që vepronin në Sarandë formuan formacionet më të mëdha si Brigada e 19 Sulmuese, që u quajt edhe Brigada e vëllazërimit shqiptarë e minoritarë, Grupi i IV Partizan.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Ndikimi i turizmit masiv në Sarandë – Raporto në Saranda Web
02/02/2220:27

3 të arrestuar për vrasjen pas sherrit për parkimin në Sarandë
02/02/2220:27

LAJMI i FUNDIT: Kapet autori i vrasjes me thikë, ishte fshehur në një garazh
02/02/2220:27

HOTEL OLYMPIA KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
02/02/2220:27

Zona e Borshit pa energji elektrike. OSHEE: Kemi pësuar një avari
02/02/2220:27

Sherri për parkimin/ Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori
02/02/2220:27

Goditet me thikë një person, humb jetën në spital. Ende i paidentifikuar
02/02/2220:27

33-vjeçari transportohet në spitalin e Sarandës, humb jetën. Mjekët: Pësoi arrest kardiak
02/02/2220:27

Radhë të gjata në zyrat e aplikimit për pasaporta, asnjë masë për përmirësimin e shërbimit
02/02/2220:27

Restorant në Shëtitore kërkon Kamarier Restoranti dhe Pjatalarëse
02/02/2220:27






Rezervime

The City View Penthouse
02/02/2220:27

Dhomë çift për pushime
02/02/2220:27

Dhoma Ksamil
02/02/2220:27

Hotel IL CONTE DI MONTE CRISTO
02/02/2220:27

Apartament Ionian Saranda Sea
02/02/2220:27
Suvenire

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
02/02/2220:27

Suvenire nga Saranda
02/02/2220:27

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
02/02/2220:27

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
02/02/2220:27

Suvenire nga Saranda
02/02/2220:27




