Ndërtonte godinë pa leje, vëllai e denoncon në polici

26/04/1720:09

Shperndaje:


Zihen dhe rrihen vëllezërit, përfundojnë të 2 të akuzuar.
Një ngjarje e pakëndshme, ku protagonistë ka qenë ndodhur në fshatin Mursi, ku 2 vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Shkak i sherrit mes vëllezërve ka qenë një tokë e përbashkët.
Vëllai i vogël mësohet se ka ndërtuar një godinë pa leje në këtë tokë të përbashkët, por vëllai i madh nuk është pajtuar me këtë veprim.
Mes 2 vëllezërve ka filluar një konflikt që degjeneroi edhe në përdorimin e dhunës nga vëllai i madh.
Për ngjarjen policia ka shoqëruar të 2 vëllezërit, duke ngritur edhe akuza për të 2 vëllezërit.
Mbi vëllain e vogël rëndon akuza e ndërtimit pa leje, ndërsa mbi vëllain e madh akuza se ka dhunuar  vëllain e vogël.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.