NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA

20/01/268:44

Shperndaje:

Ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë nga Saranda

 

Ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në Reanimacionin Qendror, në pavijonin e Kirurgjisë.

 

 

.

Sipas të dhënave zyrtare, shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiak, i shoqëruar me hemorragji në kokë. Mërkuri, i datëlindjes 25 janar 1979, lindur dhe banues në Sarandë, vuante dënimin me 10 vite burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

 

Ai ishte ekstraduar nga Greqia më 20 qershor 2023 dhe më pas ishte transferuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel më 15 shkurt 2025, nga IEVP Korçë.

 

I ndjeri ishte shtruar në QSUT më 18 janar 2026, rreth orës 20:21, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një hemorragjie të brendshme (hemoperitoneum). Pavarësisht ndihmës mjekësore të specializuar, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke çuar në ndarjen nga jeta.

 

Ndërkohë, mësohet se mbrëmjen e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Aktualisht nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse kjo ndërprerje ka pasur ndikim apo lidhje me shkakun e vdekjes së të dënuarit.

 

Për rastin, autoritetet bëjnë me dije se po ndiqen të gjitha procedurat e parashikuara nga ligji.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Fast Food në Bulevardin e Sarandës kërkon Punonjës/e kuzhine dhe Punonjës/e pastrimi
Autoriteti i Konkurrencës: S’do tolerojmë rritjen e pajustifikuar të çmimit të naftës
Market industrialesh në Sarandë kërkon Punonjës/e
American Bar & Snack kërkon Kamarier/e për punësim vjetor
“The Nomad” Restorant kërkon të zgjerojë stafin. Ofrohet punësim vjetor
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.