Ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Filatit Vasili Tzigos

30/01/2612:27

Shperndaje:

Ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Filatit, Vasili Tzigos – një mik i shqiptarëve dhe i komunitetit të Sarandës

 

Kryetari i Bashkisë së Filatit, Vasili Tzigos, ndërroi jetë këtë mëngjes në moshën 69-vjeçare.

 

Ndërron jetë kryetari i Bashkisë së Filatit, Vasili Tzigos

 

Sipas informacioneve zyrtare, ai ka ndërruar jetë në Spitalin Popullor të Athinës, ku ishte i shtruar prej disa ditësh për shkak të problemeve shëndetësore.

 

Vasili Tzigos njihej jo vetëm si një drejtues lokal me përvojë, por edhe si një mik i shqiptarëve, duke ruajtur marrëdhënie të afërta dhe respekt të veçantë për banorët e zonës së Sarandës që jetonin në Filat dhe rrethinat e tij. Gjatë viteve të drejtimit të tij, ai kishte ndërtuar ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me komunitetin shqiptar, duke u vlerësuar për qasjen e tij njerëzore dhe bashkëpunuese.

 

Funerali i tij do të mbahet në Filat, qyteti ku ai shërbeu si kryetar bashkie deri në ditët e fundit të jetës së tij, ndërsa varrimi do të zhvillohet në fshatin Povla, vendlindjen e tij.

 

Në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar nga Bashkia e Filatit, ku do të jepen detaje mbi datën dhe orën e ceremonisë mortore, si dhe procedurat që do të ndiqen për zëvendësimin e drejtimit të Bashkisë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pasticeri Dolce në Sarandë kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim
Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.