Ndërhyrje e shpejtë pas alarmit të banorëve në Saranda Web: Fiket zjarri në Markat brenda pak orësh  

26/07/2518:52

Shperndaje:

Ndërhyrje e shpejtë pas alarmit të banorëve në Saranda Web: Fiket zjarri në Markat brenda pak orësh

 

Pas alarmit të lëshuar nga banorët nëpërmjet Saranda Web, një zjarr i rrezikshëm që përfshiu zonën e fshatit Markat në bashkinë Konispol është vënë nën kontroll brenda disa orësh, falë një ndërhyrjeje të shpejtë dhe të koordinuar të forcave zjarrfikëse dhe ushtarake.

 

Ndërhyrje e shpejtë pas alarmit të banorëve në Saranda Web: Fiket zjarri në Markat brenda pak orësh

 

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta dhe mjete zjarrfikëse nga Finiqi, Saranda dhe përforcime nga ushtria shqiptare. Gjithashtu, në operacion u përfshi edhe një helikopter që ndihmoi në shuarjen nga ajri të flakëve që kërcënonin një sipërfaqe të gjerë me vreshta dhe pemë frutore.

 

Fatkeqësisht, nga zjarri është djegur 10 shtëpi të pabanuara, si dhe një stan me 10 dele të cilat nuk mundën të shpëtohen në kohë. Dëmet përfshijnë gjithashtu bahçe dhe parcela me vreshta, të cilat janë përfshirë nga flakët para se të vihej zjarri nën kontroll.

 

Zjarri është shuar plotësisht dhe aktualisht po bëhet vlerësimi i dëmeve nga autoritetet lokale. Banorët shprehën falënderim për reagimin e shpejtë të strukturave shtetërore dhe për mbështetjen që gjetën përmes kanalit të tyre të informacionit, Saranda Web.

 

Ngjarja shërben si një tjetër dëshmi e rëndësisë së reagimit të shpejtë qytetar dhe bashkëpunimit mes institucioneve për të shmangur tragjedi të mundshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Do na iki Trump-i” – Deputetja argumenton pse portet duhet të bëhen pronë e investitorëve strategjikë
Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh. Ofrohet akomodim
Pushtimi italian i Sarandës, 7 prill 1939 – VIDEO
Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.