Lefter Çipa, mjeshtër i madh i poezisë popullore, ndahet nga jeta

18/02/217:04

Shperndaje:

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare poeti i njohur vlonjat, Lefter Çipa, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmi i hidhur shënon humbjen e një prej zërave më të mëdhenj të poezisë popullore dhe të polifonisë shqiptare.

 

Lefter Çipa ka lënë pas një trashëgimi të pasur krijuese: 18 libra me poezi dhe mbi 1250 këngë, që e bëjnë atë një figurë të pazëvendësueshme në kulturën kombëtare. Ai njihej gjerësisht si “Princi i sotëm i polifonisë shqiptare”, duke u bërë njeriu që investoi më shumë se kushdo tjetër në ruajtjen dhe promovimin e këtij thesari shpirtëror.

 

Ndër librat e tij më të njohur renditen: “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, “Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”, “Princi i Dashurisë” dhe të tjerë, të cilët mbeten një pasuri e çmuar e letërsisë shqipe.

 

Por më shumë se librat, është muzika dhe kënga ajo që e ngjiti emrin e tij në pavdekësi. Ai është autori i një morie këngësh të paharrueshme, të cilat kanë shoqëruar breza të tërë shqiptarësh: “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Kënga e manushaqes”, “Zonjë e bukurisë” e shumë të tjera që tashmë janë bërë pjesë e identitetit kulturor të kombit.

 

Me veprën dhe shpirtin e tij krijues, Lefter Çipa do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e shqiptarëve si një mjeshtër i madh i fjalës dhe këngës popullore.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetarët denoncojnë: Skaneri në Spitalin e Sarandës jashtë funksionit, spitali reagon: Pajisja e re tashmë në punë
Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake në Sarandë hyn në javën e katërt – VIDEO
Qeveria nis aksionin e ri për ndalimin e patinave elektrike, Policia fillon kontrollet në rrugë
Taverna Erjoni kërkon të punësojë Kamarier/e Restoranti
Alban Muço: “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut, nuk kam dëmtuar asnjë” – VIDEO
Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeç

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.