Ndahet nga jeta Odisea Çipa, trajneri i ekipit Butrinti

09/02/237:50

Shperndaje:

Odisea Çipa, trajneri i ekipit të futbollit Butrinti, është ndarë nga jeta.

Trajneri Odisea Çipa, i cili drejtonte ekipin e futbollit Butrinti këtë sezon, ka humbur jetën pas arresti kardiak.

Saranda Web shpreh ngushëllime ndaj Familjes dhe miqve të tij.

Në përkujtim të jetës dhe aktivitetit të trajneri të ekipit, po sjellim një intervistë të tij disa vite më parë për emisionin Personazh në Saranda Web

Trajneri i ekipit të futbollit ‘Butrinti’ të Sarandës, është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare. Mësohet se shkak është bërë një arrest kardiat gjatë orëve të para të mëngjesit,. Ai ishte ndjerë keq të dielën në ndeshjen kundër Memaliajt dhe ishte transportuar në spital me ambulancë, por më pas ishte rikthyer përsëri për të vazhduar drejtimin e ekipit.

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të tij, ka reaguar edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

“Ndarja e parakohshme nga jeta e Odisea Çipës, trajnerit të ekipit ButrintiSarandës, na ka trishtuar të gjithëve”, shkruan Duka.

“Humbëm një njeri që i ka dhënë shumë futbollit, si futbollist, por edhe si trajner ndër vite. Ndarja e tij nga jeta ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin e futbollit, veçanërisht atë të Sarandës”.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve. Të prehesh në paqe Odisea”, vijon kreu i federatës.

Çipa mori drejtimin e Butrintit gjatë muajit gusht të vitit 2022. Gjatë karrierës së tij si futbollist, Çipa ka luajtur me skuadrën sarandiote, por edhe me ekipin e Korfuzit. Butrinti ndodhet aktualisht në kategorinë e dytë të futbollit në Shqipëri.

Klubi i parë sportiv në qytetin e Sarandës u formua nga Kristoforidh Harito, Ruhi Selfo dhe Nazar Sefo më 25 nëntor 1939 si Shoqeria Sportive Butrinti. Emri është marrë nga qyteti i lashtë Butrinti. Klubi aktual ishte një vazhdimësi e Shoqërisë Sportive të Butrintit. Më 2 mars 1963 si Klubi Sportive Butrinti. Megjithatë, burime të tjera, duke përfshirë historianin e shquar të futbollit, Giovanni Armillotta, besojnë se klubi u formua në mesin e viteve 1940 si Butrinti Sarandë. Ekipi ndyshoi emrin pak më vonë në 1949 në Saranda. Në vitin 1958, klubit iu rikthye emri origjinal Butrinti Sarandë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

2 vëllezër peqinas rrahin me grushta 2 sarandjotë
Klientët bënin muhabet dhe qeshnin në orën 00:30, procedohet penalisht administratori i lokalit – VIDEO
Kompania KADIU zgjeron ekipin dhe kërkon Përfaqësues Shitjesh në Sarandë
Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.