
Nano në Sarandë dhe Ksamil: 0 tolerancë ndaj atyre që cënojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës në plazhe


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano vijon inspektimin, në jug të vendit, për të parë nga afër zbatimin e masave shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhet e vendit.
Drejtor Nano ka inspektuar vijën bregdetare nga Ksamili në Vlorë. Gjatë takimeve me drejtuesit e strukturave vendore, ato kufitare dhe me efektivët në shërbim, Drejtor Nano ka kërkuar zero tolerancë ndaj atyre që cënojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës së pushuesve në plazhe.
Gledis Nano: “Serioziteti, përkushtimi dhe ndershmëria juaj në kryerjen e detyrës është baza e suksesit dhe faktori kryesor për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, si dhe për të fituar respektin dhe vlerësimin e pushuesve dhe të qytetarëve në përgjithësi. Mos e shpërdoroni këtë mundësi, mos dëmtoni imazhin e Policisë së Shtetit, dhe më keq akoma, mos rrezikoni jetën e qytetarëve me neglizhencën tuaj.
Ky standard i vendosur këto ditë të ruhet deri në fund të sezonit dhe të merret si model për sezonin e ardhshëm, me qëllim që masat të merren në kohë, jo vetëm nga Policia, por të koordinuara me të gjithë institucionet që i ngarkon ligji, duke iu krijuar pushuesve një ambient të qetë dhe të sigurtë.
Për mjetet lundruese të shoqëruara por edhe ato që do të shoqërohen për verifikim duhet të kryhet një proces verifikimi i detajuar nga të gjitha strukturat. Mjetet që do të rezultojnë të rregullta nga verifikimi i detajuar do t’i nënshtrohen rregullave të reja të daljes në det, për të përmbushur qëllimin e vetëm, sigurinë e jetës së pushuesve.”
Ndërkohë, Policia Kufitare, në bashkëpunim me policinë vendore, po vijon monitorimin në të gjithë zonën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë. Gjatë ditës së sotme janë bllokuar 2 Jet ski dhe një skaf që kishte hyrë në perimetrin e sigurisë ku bëjnë plazh pushuesit.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

MEMORIE – Taqo Lepuri, artisti plot dritë e fisnikë, mikpritës, dhe i dhëmbshur
07/08/2217:40

Kompania Globe kërkon të punësojë Menaxher/e dhe Specialist/e Shitjesh në Sarandë
07/08/2217:40

ANDI BELLO DREJTUESI I RI I PARKUT TË BUTRINTIT
07/08/2217:40

Delvina del pa pikë nga takimi i parë brenda fushës ndaj Devollit
07/08/2217:40

Bar “Vëllezërit Myrtaj” në qendër të Sarandës kërkon të punësojë Banakier/e dhe Kamarier/e
07/08/2217:40

Filiali One Sarandë, pranë Gjimnazit, kërkon të punësojë Operatore
07/08/2217:40

Shtyhet zhvillimi i takimit Butrinti – Turbina
07/08/2217:40

Njoftim punësimi për logopede / psikologe/ mësuese e specializuar
07/08/2217:40

Kryetari i MEGA Kristo Kiço: Të respektohet e drejta e vetdeklarimit të përkatësisë etnike dhe fetare
07/08/2217:40

Policia ndalon një 31-vjeçar. U denoncua për veprime të turpshme ndaj 11-vjeçares
07/08/2217:40






Rezervime

Vila Alvin, Apartament 1+1
07/08/2217:40

Apartamenti 3 – Vila Stupende
07/08/2217:40

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
07/08/2217:40

Apartament Ionian Saranda Sea
07/08/2217:40

Apartamenti 6 – Vila Stupende
07/08/2217:40
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
07/08/2217:40

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
07/08/2217:40

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 3
07/08/2217:40

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
07/08/2217:40

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
07/08/2217:40



