Mursia kujton viktimat e komunizmit mes dhimbjesh dhe dëshmive tronditëse – VIDEO

20/09/2515:17

Shperndaje:

Mursia kujton viktimat e komunizmit mes dhimbjesh dhe dëshmive tronditëse – VIDEO

 

Në fshatin Mursi të Sarandës u përkujtuan sot viktimat dhe të internuarit e regjimit komunist. Ceremonia, e mbushur me emocione të forta, solli në kujtesën e të pranishmëve vuajtjet e panumërta të familjeve të persekutuara gjatë periudhës 1946–1990.

 

 

Në këtë aktivitet të organizuar nga Partia Demokratike, morën pjesë përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve politikë dhe të politikës vendore. I pranishëm ishte Simon Mirakaj, Kryetar i “Shoqatës Antikomuniste Demokrate të ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë”, si dhe deputeti i Qarkut Vlorë, Bujar Leskaj.

 

Deputeti Leskaj në fjalën e tij e cilësoi fshatin Mursi simbol të demokracisë dhe qëndresës. Por zëri i dhimbjes u ngrit fuqishëm edhe nga banorët. Jorgulla Rubie, një ndër pjesëmarrëset, kërkoi që të flitej më shumë për vuajtjet e pësuara nga banorët e Mursisë sesa për politikën e ditës.

 

Pas aktivitetit, banorët rrëfyen për Saranda Web historitë e tyre të hidhura. Dëshmitë e tyre tronditëse zbulojnë dimensionin çnjerëzor të atij regjimi:

 

 

 

Një grua e moshuar tregoi se nëna e saj u arrestua më 20 shtator 1959 dhe iu kërkua të bëhej bashkëpunëtore e Sigurimit, por ajo refuzoi deri në fund.

Një tjetër dëshmi foli për babain e dënuar me 101 vite burg vetëm pse nuk pranoi të bëhej agjent i dërguar në Greqi.

Një grua tjetër rrëfeu se u rrit “zbathur, zhveshur dhe të pangrënë”, pa të drejtë martese, pa të drejtë pune në fshat, dhe me babain që përfundoi i mbytur në liqenin e Mursisë nga presioni i Sigurimit.

 

Në dëshmitë e saj, Jorgulla Rubie kujtoi torturat e nënës së saj në burgun e Konispolit, internimin në Tepelenë me dy fëmijë, ku një prej tyre iu zhduk nga operativët e Sigurimit. Ajo tregoi sesi babain e shpëtuan dy çamë duke e futur në tumanë dhe nxjerrë fshehurazi nga kampi. Nëna e saj, mes urisë, i çonte racionin e bukës burrit në mal, ndërsa vet mbijetonte duke ngrënë barishte.

 

Mursia mbetet një nga fshatrat më të goditur nga krimet e komunizmit në Shqipëri. Ky fshat numëron 1 të pushkatuar, dhjetëra të burgosur dhe 9 të vdekur në burgjet komuniste. Kujtesa e tyre sot u bë një thirrje për drejtësi dhe për të mos harruar kurrë vuajtjet e atij regjimi.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mursia kujton viktimat e komunizmit mes dhimbjesh dhe dëshmive tronditëse – VIDEO
Aksident nga përplasja e 2 automjeteve në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, në Shijan
“Ramo Saranda” Hotel & Restaurant kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e
Nuk frenoi në kohë, 69-vjeçari me motor përfundon në spital i plagosur në hundë
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Menaxher Shitjesh
Dyqani ONE në Sarandë kërkon Store Manager & Sales Representatives

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.