Muri antik i gjetur në Sarandë “do të groposet” si gjithçka tjetër më parë


saranda-antikeNë Sarandë është zbuluar një mur antik që mendohet se i përket periudhës romake, në vitet 230 para Krishtit. Monumenti i kulturës u zbulua gjatë punimeve në Rrugën e Flamurit, gjatë ndërhyrjes që po bëhet në këtë segment për tubacionet e kanalizimeve të ujërave të zeza.
Punimet që bëhen në Rrugën e Flamurit në Sarandë, kanë nxjerrë një sipërfaqe një mur antik, me elementë me tulla qeramike që i përkasin periudhës romake.
Përgjegjësi për Monumentet e Kulturës në Sarandë, Vladimir Dema, thotë se muri i përket viteve 230 para Krishtit, pasi zona bregdetare ka qenë ndër të parat që ka ndjerë efektet e kolonizimit romak.
Në shumë pjesë të qytetit gjatë gërmimeve për ndërtimet e pallateve apo kanalizimeve janë gjetur shumë pjesë të mureve apo ndërtesave antike dhe ata kanë patur të njëjtin fat, groposjen dhe mbulim përsëri, por këtë herë me beton.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.