

Mungesa e mjekëve specialistë ‘shton dhimbjet’ e pacientëve në Sarandë


Spitali bashkiak i Sarandës është rinovuar së fundmi, por ofron shërbime të kufizuara për
qytetarët, të cilët dërgohen drejt spitaleve të tjera për trajtime nga më të ndryshmet.
Në gusht 2021, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi pavionet e rinovuara në spitalin bashkiak të Sarandës dhe u shpreh krenare për mjekët e rinj specialistë që i ishin bashkuar ekipit ekzistues.
“Mjekë të rinj, mjekë specialistë i janë bashkuar ekipeve tona dhe jam shumë krenare që edhe në spitalin e Sarandës ne kemi mjekë pediatër, mjekë kirurgë, mjekë gjinekologë obsteter,” tha Manastirliu.
“Ndaj fokusi vazhdon për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve ndaj të gjithë qytetarëve dhe për të ofruar shërbim në kohë afër vendbanimit,” shtoi ajo.
Megjithatë, përpjekjet e bëra konsiderohen të pamjaftueshme nga dhjetëra qytetarë të Sarandës, Delvinës dhe Konispolit, të cilët i thanë Saranda Web përmes një pyetësori se spitali vazhdon të vuajë nga mungesa e mjekëve specialistë.
“Jam shtruar në spital për trajtimin e këmbës së thyer. Shërbimi profesional, problemi është mungesa e specialistëve në specialitetet e tjera përveç ortopedisë,” shkroi një qytetar për Saranda Web.
“Por mungesën e mjekëve dhe personelit mjekësor në tërësi e shikoj më shumë si një problem social- ekonomik të qytetit se sa përgjegjësi politike. Si çdo qytetar, ashtu edhe personeli mjekësor përpiqet të largohet nga qyteti për një jetë më të mirë,” shtoi ai.
Saranda Web kontaktoi me 73 qytetarë përmes një pyetësori dhe me dhjetra të tjerë përmes rrjeteve sociale, të cilët ndanë përvojat e tyre me shërbimin e marrë në spitalin e Sarandës.
Rreth 40% e të anketuarve u përgjigjën se kishin marrë shërbimin e nevojshëm në spitalin e Sarandës, ndërsa 60% tha se ishin dërguar për trajtim drejt spitaleve të tjera.
Të dhënat kryesore të siguruara nga qytetarët janë si më poshtë:
Spitali i Sarandës ka sot nevojë për mjekë kirurgë, kardiologë, pediatër, reumatologë, nefrologë dhe urologë.
Në mungesë të tyre, qytetarët janë referuar në spitale të tjera për konsulta mjekësore, për operacione apo për trajtim të COVID-19.
Mes qytetarëve që kishin marrë trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës, rreth 62% e konsideruan shërbimin të mirë ose shumë të mirë kundrejt 38% që e vlerësuan atë të keq ose shumë të keq.
Mungesa e mjekëve specialistë është një problem i vjetër për spitalin bashkiak të Sarandës – i cili mbulon me shërbime shëndetësore mbi 100 mijë banorë jo vetëm të qytetit turistik, por edhe të qyteteve të tjera fqinje si Konispoli, Finiqi apo Delvina.
Sipas zv.drejtorit të spitalit, Florjan Sali, spitali i Sarandës ofron aktualisht më shumë shërbime se sa një spital bashkiak. Ai renditi mes trajtimeve shëndetësore që ofrohen shërbimin ortopedik, okulist, shërbimin ORL si dhe shërbimin e mjekut infeksionist apo atij argeolog.
Sali i tha gjithashtu Saranda Web se aktualisht po punohet që ky spital të fitojë statusin e spitalit rajonal.
“Spitali i Sarandës është në statusin e një spitali bashkiak dhe natyra e shërbimeve janë të reduktuara, që do thotë se spitali i Sarandës nuk mund të ofrojë të njëjtat shërbime spitalore që ofron një spital rajonal,” tha zv.drejtori Florjan Sali.
“Përsa i përket shërbimit të urgjencës, ky shërbim ofrohet 24 orë, i vlerësuar si ndër më të mirët në Shqipëri,” shtoi ai.
Qytetarët e anketuar i thanë Saranda Web se faktorët kryesorë që i detyrojnë mjekët të largohen nga Saranda janë pagesa [45%], korrupsioni [24%], mungesa e infrastrukturës [18%] dhe mungesa e sigurisë në punë [13%].



Na ndiqni:
Postimet e fundit

XHELATERI SWEESH KËRKON STAF PËR PUNËSIM GJITHËVJETOR
17/03/2217:30

Njerëz që frymëzojnë: Florika Kafeja (Ruçi), mësuesja e shkollës “Adem Sheme”
17/03/2217:30

Sot 80-vjetori: 2 Shkurt 1943, krijohet Ceta Cameria
17/03/2217:30

Kërkohen punonjës për sezonin Prill – Tetor 2023 në restorant-piceri në qendër të Sarandës
17/03/2217:30

GUIDE: PUSHIME NE SARANDE (e detajuar)
17/03/2217:30

SONDAZHI SEKRET I PS, TESTOHEN FIGURAT POLITIKE NË SARANDË
17/03/2217:30

Zbulohet shoku i Endrit, të cilin e prezantoi si kandidatin fitues të bashkisë Sarandë
17/03/2217:30

Endri Xhafo: Blendi Klosi është gjeni, ka gjetur një kandidat për kryetar bashkie në Sarandë
17/03/2217:30

VILA ANTIKE E ÇUKËS – VIDEO
17/03/2217:30

Kryeprokurori i Sarandës Kledian Llaho merr mandat 3-vjeçar, prezantohet nga kreu i KLP Alfred Balla
17/03/2217:30







Rezervime

Vila Alvin, Apartament 1+1
17/03/2217:30

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
17/03/2217:30

Apartament 1+1 me pishinë
17/03/2217:30

Dhomë dyshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
17/03/2217:30

Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
17/03/2217:30
Suvenire

Suvenire nga Saranda – Shegë
17/03/2217:30

Suvenire nga Saranda
17/03/2217:30

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
17/03/2217:30

Suvenire nga Saranda
17/03/2217:30

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
17/03/2217:30




