Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët

24/12/2513:21

Shperndaje:

Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët

 

Në prag të festës së shenjtë të Krishtlindjeve, Mitropoliti Nathanail ka kremtuar meshën festive në kishën Shën Harallambi në Sarandë, në praninë e dhjetëra besimtarëve ortodoksë.

 

 

 

Ceremonia fetare u zhvillua në një atmosferë përkushtimi dhe lutjeje, ku Mitropoliti Nathanail përcolli mesazhe paqeje, shprese dhe bashkimi, duke theksuar rëndësinë e besimit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ndihmës ndaj më të dobëtëve, veçanërisht në këtë periudhë të shenjtë të vitit.

 

Pas përfundimit të meshës së Krishtlindjeve, u shpërndanë dhurata për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla”, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje për më të vegjlit. Ky gjest simbolik u shoqërua me një mesazh të fortë solidariteti, kujdesi dhe dashurie, vlera që Krishtlindjet i përcjellin në thelb të tyre.

 

Aktiviteti u prit me mirënjohje nga besimtarët dhe komuniteti lokal, duke e kthyer këtë festë në një moment reflektimi dhe afrimi njerëzor, ku Saranda u bë sërish shembull i bashkëjetesës dhe humanizmit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kompania KRACO kërkon të punësojë Agjent Shitje për Zonën e Jugut
Ardit Bido takim me banorët në Senicë: Do të restaurohet kisha e dëmtuar
Matilda Qurku shpall kandidaturën për drejtimin e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Policia zbardh detaje të reja për eksplozivin në Shëndëlli, shpallet në kërkim një i dyshuar
Lamtumirë Pëllumb Halimi – Saranda humbet një shërbyes të përkushtuar

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.