
Mirela Kumbaro: Jemi në gatishmëri të plotë për sezonin veror të turizmit



Nën drejtimin e ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro është mbledhur Task Forca e turizmit, në vijim të punës që ka nisur që në tetor për përgatitjet e sezonit.
Kumbaro vuri theksin në bashkëpunimin e të gjitha instancave shtetërore për mbarëvajtjen e sezonit, duke njoftuar edhe nisjen e një aksioni final me ndihmën e ushtrisë në dhjetë ditët e fundit të muajit maj.
“Betejën më të vështirë në këtë sezon e kemi me mbetjet, por jemi në rrugë të mbarë falë koordinimit dhe punës së bashkive të bregdetit. Siç e dini, katër bashki bregdetare do asistohen nga një operator shtesë përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Gjithashtu në datat 20-30 maj do të angazhojmë në terren edhe forcat e ushtrisë për të përforcuar punën për pastrimin e territorit. Megjithëse këtë vit situata e mbetjeve paraqitet shumë më mirë dhe territoret e bregdetit janë pastruar dhe kanë nisur çeljen e sezonit, jemi të vetëdijshëm që çdo episod i pakëndshëm në territor na kushton më shumë nga sa mendojmë ne. Çdo moskorrektësi e punonjësve tanë përkthehet në dëm për imazhin e Shqipërisë. Prandaj të shmangim çdo sjellje të tillë”, tha Kumbaro.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

SAZET E DELVINES
18/05/2219:52

Rrëmbeu çantën me para të kambistit dhe iku me vrap, ndiqet dhe kapet nga Policia Bashkiake e Sarandës
18/05/2219:52

PROPER PIZZA SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË MOTORIST DHE KAMARIER/E
18/05/2219:52

Pas sukseseve në Sarandë dhe Pogradec, Klodian Kondi transferohet me urgjencë në Rrëshen
18/05/2219:52

PS ka humbur shumicën në Këshill, mbahet në këmbë nga patericat e opozitës – VIDEO
18/05/2219:52

Dafina Allkushi ‘gozhdon’ administratën: Ku janë pemët, lulishtet, trotuarët & punët që keni bërë?!
18/05/2219:52

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SARANDË, SHTATOR 2023 – DREJTPËRDREJT
18/05/2219:52

Ndahet nga jeta Petrit Metushi, ikona e Folklorit të Jugut
18/05/2219:52

Restorant LAYOS kërkon të punësojë Punonjëse për Kuzhinë dhe Kamarier/e. Punësim vjetor
18/05/2219:52

Agjenci imobilare në Sarandë kërkon Sekretare zyre për punësim vjetor
18/05/2219:52






Rezervime

Apartament 2+1 – City Glow
18/05/2219:52

Dhoma teke në Hotel Mesopotami
18/05/2219:52

Dhoma Ksamil
18/05/2219:52

Apartament me dy dhoma – City Glow
18/05/2219:52

City Glow – Apartament me 2 dhoma
18/05/2219:52
Suvenire

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
18/05/2219:52

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
18/05/2219:52

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
18/05/2219:52

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
18/05/2219:52

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
18/05/2219:52



