Ministrja Kushi: Me rritjen e rasteve të Covid mësimi do kalojë online

05/11/2020:21

Shperndaje:


Pandemia na tregoi që nuk mund të parashikojmë zhvillimin e saj dhe nëse do të vijmë në një moment të tillë, që do të na duhet ta kalojmë të gjithë arsimin parauniversitar në mësim online nga shtëpia, patjetër që ne i kemi marrë masat. Së pari, kemi kanalin televiziv të dedikuar RTSH Shkolla, i cili çdo ditë transmeton orët mësimore për të gjitha lëndët, siç i zhvillojnë nxënësit në klasë. Që në fillim të vitit shkollor bëmë një unifikim të programit për të gjitha shkollat në të gjithë vendin, d.m.th. në të njëjtën ditë në të gjitha shkollat, pavarësisht teksteve që përdorin, zhvillohet i njëjti program, e njëjta temë mësimore. Dhe kjo na ndihmon pikërisht për këtë që nëse një nxënës mungon në shkollë, atëherë mund ta ndjekë shumë mirë mësimin nga televizori, ka thënë në një intervistë për Report Tv ministrja e Arsimit, Evis Kushi

 

VIDEO në youtube https://youtu.be/mAlPerVd_R0

https://youtu.be/mAlPerVd_R0


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gati 141 qendrat e votimit në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq
Rozafa Palace Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsioniste
The Crepe Shack në Ksamil kërkon Punonjës/e për përgatitje krepash
ICE ROLL në Ksamil kërkon të punësojë Kamariere dhe Punonjëse pastrimi
KALKULATORI ZGJEDHOR 2025
Hotel PINI kërkon Recepsionist/e, Punonjëse mëngjesesh, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.