
Ministria e Shëndetësisë: Vaksinoni fëmijët, nuk do të pranohen në shkollë
Ekspertët e shëndetit publik u kanë bërë thirrje prindërve që fëmijët e tyre të ndjekin programin e vaksinimit, i detyrueshëm për regjistrimin në institucionet arsimore.
Vaksinat e Kalendarit Kombëtar që sigurojnë mbrojtje për 12 sëmundje duhen bërë para regjistrimit në shkolla.
Erida Nelaj, specialiste e vaksinimit në Insitutin e Shëndetit Publik, përsërit me këmbëngulje për prindërit që të mos neglizhojnë vaksinat.
“Sigurisht me fillimin e vitit të ri shkollor është shumë i rëndësishëm dokumentimi i vaksinimit. Pasi në të gjitha institucionet arsimore prindërit duhet të dergojnë një vërtetim i cili dëshmon kryerjen e kalendarit sipas dozave përkatëse dhe moshës përkatëse. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë dhe të mos mungojë asnjë vaksinë e kalendarit,”– shprehet Erida Nelaj.
Pavarësisht situatës së vështirë të shkaktuar nga COVID-19, mbulimi vaksinal me 3 dozat e para për 6 muajt e parë të 2020 është 97.8% duke treguar për aksesin që ka çdo fëmijë për të kryer vaksinimin falas pavarësisht vendit ku banon apo gjendjes sociale dhe ekonomike.
Vaksinimi i fëmijëve nga mosha 0-18 ofrohet falas në të gjithë vendin.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
22/08/2012:46

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
22/08/2012:46

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
22/08/2012:46

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
22/08/2012:46

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
22/08/2012:46
