

Ministria e Shëndetësisë publikon urdhrin për ndalimin e lëvizjes! Ja gjobat për baret dhe restorantet


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin për kufizimin e lëvizjes brenda vendit si dhe mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve të cilat do të hynë në fuqi nga dita e nesërme.
Në këtë urdhër parashikohen dhe masa administrative të cilat janë të njëjta me me Aktin Normativ të datës 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës të shkaktuar nga COVID-19”.
Kufizimin e lëvizjes brenda vendit
Në mbështetje të nenit 7 pika 4 gërmat d të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive” sipas udhëzimit të Institutit të Shëndetit Publik në zbatimin e Vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri nr. 5005 datë 09/11/2020, me qëllim mbrojtjen e shënetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi COVID-19.
Urdhëroj:
1. Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 22:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, deri në datën 02.12.2020.
2. Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 të këtij urdhëri bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.
3. Personeli i shëndetësisë, punonjësit e strutkurave të shërbimeve kritike, përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve.
4. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhëri organet kompetente për dhënien e masave administrative sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së shkaktuar nga COVID-19” i ndryshuar.
5. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë që dhe fillon efektet në datë 11/11/2020.
Ky akt normativ nuk parashikon gjoba për këmbësorët por parashikon gjoba për restorantet dhe baret.
Në pikën nr. 7 të këtij Akti Normativ parashikohet:
7. Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Ndërsa në pikën 8 parashikohen
8. Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Aktori i madh i roleve të “vogla”, kushtuar aktorit të Estradës së Sarandës Lek Mosi. Nga Vangjel Agora
10/11/2015:56

ARDIT CIKULI DENONCON: 3.8 MILIARDË LEKË TË SHPËRDORUARA, JEMI PËRSËRI PA UJË – VIDEO
10/11/2015:56

Butrinti fiton ndaj Memaliaj, Delvina ndaj Albpetrol – VIDEO
10/11/2015:56

Dígjen 2 automjete në Sarandë, ja për çfarë dyshon Policia
10/11/2015:56

SHITET APARTAMENT 3+1, 116 M2, I MOBILUAR & HIPOTEKË, ÇMIMI 115,000 EURO
10/11/2015:56

XHELATERI SWEESH KËRKON STAF PËR PUNËSIM GJITHËVJETOR
10/11/2015:56

Njerëz që frymëzojnë: Florika Kafeja (Ruçi), mësuesja e shkollës “Adem Sheme”
10/11/2015:56

Sot 80-vjetori: 2 Shkurt 1943, krijohet Ceta Cameria
10/11/2015:56

Kërkohen punonjës për sezonin Prill – Tetor 2023 në restorant-piceri në qendër të Sarandës
10/11/2015:56

GUIDE: PUSHIME NE SARANDE (e detajuar)
10/11/2015:56







Rezervime

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
10/11/2015:56

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
10/11/2015:56

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
10/11/2015:56

Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
10/11/2015:56

Dhoma Ksamil
10/11/2015:56
Suvenire

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
10/11/2015:56

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
10/11/2015:56

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
10/11/2015:56

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
10/11/2015:56

Suvenire nga Saranda – Shegë
10/11/2015:56




