Miçotakis: Do të zgjerojmë kufijtë në Jon 6-12 milje, s’na ndalon askush
“Greqia do të zgjerojë kufijtë e saj detar në 12 milje” ka deklaruar kështu kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjatë seancës parlamentare të mbajtur ditën e mërkurë në parlamentin grek. Me deklaratën se asgjë nuk na ndalon neve, të zgjerojmë kufijtë tanë, sa kohë ne e vendosim këtë gjë, duke dashur kështu t’i japë një mesazh edhe Turqisë.
Mitzotakis, deklaroi se amendamenti do të bëhet publik së shpejti dhe është i bazuar në nenin e tretë të Ligjit Ndërkombëtar detar, i cili thekson se shtetet kanë të drejtë të zgjerojnë kufijtë e tyre deri në 12 milje detare.
Ai shtoi se shtrirja është “një e drejtë që vendi ynë do ta ushtrojë në të ardhmen edhe në zona të tjera detare, të cilën fqinjët tanë kanë ushtruar tashmë në lidhje me Konventën për Ligjin e Detit dhe zbatimin e vija e mesme, atje ku distanca midis brigjeve është më pak se 24 milje. Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë”.
Mitsotakis tha më tej se Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të udhëtojë në Tiranë për të biseduar me homologun e tij të Shqipërisë për demarkacionin në kufijtë detarë midis dy vendeve fqinje, një projekt që është punuar gjatë viteve të fundit. Nuk ka një datë zyrtare se kur Dendias do të vijë në Shqipëri, por mësohet se më herët ia ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, njëherazi edhe ministër i Jashtëm. Lajmin e ka dhënë vetë kryediplomati grek në një postim në rrjetet sociale. “Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë. Në fokus marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajonin tonë”, shkruan ai. Marrëveshja detare e Shqipërisë me Greqinë, pasi ishte nënshkruar fillimisht, u hodh poshtë nga pala shqiptare. Qeveria greke kishte ngritur dyshimet se ndërhyrja e qeverisë turke shkaktoi një veprim të tillë.
Nikos Dendias pati një bisedë telefonike edhe me ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio. Greqia miratoi marrëveshjen me Italinë për kufirin detar, por situata e tensionuar me Turqinë ka vendosur në lëvizje edhe Bashkimin Europian për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. /Përgatiti Suada Mehmetaj /Shqiptarja.com
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
26/08/2014:19
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
26/08/2014:19
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
26/08/2014:19
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
26/08/2014:19
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
26/08/2014:19