Meta: Tampon falas shqiptarëve në Kakavijë! Ato pamje turp për Shqipërinë e Greqinë

16/08/2011:32

Shperndaje:


Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar pamjet në Kakavijë si një turp për të dyja vendet, teksa ka propozuar një zgjidhje, sipas së cilit do të sillte një lehtësim të situatës.
Meta i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që t’i bëjnë tamponin falas emigrantëve që ndodhen prej 4 ditësh në radhë, teksa ka një thirrje për autoritete greke.

“Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet.

Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19. Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme. Aktet e forcës janë të papranueshme!

I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet. Çdo qytetar i republikës së Shqipërisë meriton të trajtohet me dinjitet”, shkruan Meta.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Elvis Bar në Sarandë kërkon të punësojë Barman
Restaurant La Luna në Ksamil kërkon Punonjës/e Kuzhine, Kamarier/e dhe Sanitare
Njoftim Punësimi në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Nd. Kuzhinier/e dhe Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Taverna Rrapo në Sarandë kërkon të punësojë Pjatalarëse
SARANDA ECO TAXI KËRKON SHOFER TAKSIE

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.