Mësimi “virtual”, i pamundur për ata që s’kanë dekoder
Mësimi nga ekrani, nismë e Ministrisë së Arsimit, pas urdhërit për mbylljen e shkollave për shkak të koronavirusit, rezulton i pamundur për një pjesë të nxënësve. “Faktoje” bëri një verifikim në Fier, ku mungesa e dekoderave për transmetimin digjital ka bërë që shumë nxënës të mos ndjekin leksionet e matematikës për klasat 6-12 që ka nisur nga sot.
Më datë 9 mars, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit “COVID-19”, Ministria e Arsimit urdhëroi pezullimin e procesit mësimor me dy javë në rang kombëtar. Procesi mësimor u ndërpre për ciklin parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Pas këtij vendimi, ministrja Besa Shahini njoftoi se nxënësit e ciklit parauniversitar do mund të ndjekin procesin mësimor përmes një cikli leksionesh online të transmetuara në RTSH.
“RTSH Shkollë, nesër, në orën 10:30-12:00, do të zhvillohen leksionet e matematikës për klasat 6-12. Ndërsa nga ora 18:00-19:30 leksionet e kimisë për klasat 8-12 në Radio Televizionin Shqiptar – RTSH 1.”- deklaroi ministrja Shahini.
Për të ndjekur “RTSH shkollë” duhet të kesh patjetër një dekoder, i cili bën të mundur përdorimin e platformës digjitale. “Faktoje” bëri një verifikim në qytetin e Fierit, një nga qarqet ku ka përfunduar procesi i digjitalizimit, i ndërmarrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive? Po sipas AMA-s, janë 80 mijë dekodera të shpërndarë falas në të gjithë vendin, sasi që nuk përmbush të gjitha kërkesat e qytetarëve, një pjesë e të cilëve nuk mund ta blejnë.
“Nuk na e merr, nuk kemi marrë dekoderin. Patëm kabllor, por e hoqëm. As online nuk po i marrim mësimet. Mësuesja kujdestare e djalit është gati në pension, nuk ka nga këta telefonat”, i tha “Faktojes”, E.H. e ëma e nxënësit në klasën e dytë në shkollën 9-vjeçare “Karajfil Muskaj” në Qarkun Fier.
Të njëjtin problem shprehu edhe E.B. e ëma e një nxënësi në vitin e parë në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha” në Fier.
“Jemi në grupet e WhatsApp-it, vetëm ato di. Nuk kemi dekoder. Merr ca stacione të huaja. Nuk e kemi TVSH-në”, i tha E.B. “Faktojes”.
Sipas të dhënave në raportet statistikore vjetore të AMA-s, shumë prej familjeve në qarkun Fier nuk janë pajisur me dekoder DVB-T2 apo televizorë me dekoder të inkorporuar, çka do të thotë se nuk mund të marrin sinjalin e transmetimit.
Ditën e sotme, nisur nga problematika e konstatuar për qarkun Fier, “Faktoje” u interesua pranë AMA-s lidhur me mungesën e sinjalit për transmetimin e orëve mësimore. Nga AMA u tha vetëm se në mungesë të dekoderit, marrja e sinjalit është e pamundur.
Edhe komunikimi përmes rrjeteve sociale apo grupeve në WhatsApp, mes mësuesve dhe nxënësve paraqet vështirësi.
“Është e vështirë, por po angazhohemi. Kemi prindër ose nxënës në grupet e WhatsApp. Kemi edhe drejtoreshën e shkollës, e cila monitoron, por mbetet e vështrirë”, i tha “Faktoje”-s mësuesja E.Y., mësuese e Matematikës dhe Fizikës në një gjimnaz po në Fier, “Menaxhimi online i nxënësve është thuaje i pamundur”- shtoi ajo.
Nisma e Ministrisë së Arsimit, për të zhvilluar mësimin online në shtëpi, u ndërmor si masë, për t’i ardhur në ndihmë nxenësve në këtë periudhë emergjente, por për shumë familje shqiptare rezulton e vështirë. / Marjo BRAKAJ, Faktoje.al
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Bar Kafe ENEA në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier/e. Të komunikojë anglisht
11/03/2018:33
Magazina HALO Ho.Re.Ca kërkon të punësojë Shofer, Magazinier dhe Sistemues raftesh
11/03/2018:33
Fast Food i ri pranë shkollës 9 Tetori kërkon të punësojë Kamarier/e dhe Motorist
11/03/2018:33
Dita Botërore të Tokës: Mjeshtëria e Riciklimit në Ekspozitën e Punimeve të Fëmijëve – VIDEO
11/03/2018:33
2 të prangosur sot në Sarandë: 1 i moshuar u kap i dehur në timon, 1 i ri u kap pa patentë
11/03/2018:33
Sherri mes 2 grave në motel, e hedh nga shkallët duke përfunduar në spital
11/03/2018:33
Enea Rental kërkon të punësojë punonjës/e zyre
11/03/2018:33
Kozi Bistro në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier/e
11/03/2018:33
Avokati i drejtohet Policisë së Sarandës: Mos e gënjeni popullin me video të sajuara – VIDEO
11/03/2018:33
BUTRINTI – DELVINA / LIVE NË SARANDA WEB
11/03/2018:33
Rezervime
Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
11/03/2018:33
Dhomë familjare për pushime, me kuzhinë
11/03/2018:33
Apartament 1+1
11/03/2018:33
Vila Alvin, Apartament 1+1
11/03/2018:33
Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
11/03/2018:33
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
11/03/2018:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
11/03/2018:33
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
11/03/2018:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
11/03/2018:33
Suvenire nga Saranda
11/03/2018:33