Mesazhi i demokratëve dje: Bashkimi i të gjitha vlerave, mundësia e vetme për fitoren në 25 prill

06/10/2018:47

Shperndaje:


Partia Demokratike e Sarandes iu nenshtrua dje nje procesi shume te rendesishem per te ardhmen e saj. Ne dukje nje proces normal votimi, por qendra duket se e kishte studiuar mire per te dhene nje mesazh te qarte permes tij: “Bashkimi i te gjitha vlerave, mundesia e vetme per fitoren ne 25 prill”.
Keshtu nga Komioni i perzgjedhjes se figurave ne PD u soll si kandidature Ilir Nikolla, ish-N/Kryetar i PD dhe ish kandidat per Kryetar PD ne vitin 2014 si dhe ish-Kryetar i Keshillit Bashkiak.
I qejfmbetur vitet e fundit nga kjo force politike ne nivel lokal, Nikolla kandidoi ne 2019 si i pavarur per Bashkine Sarande duke siguruar nje numer te madh votash.
Kjo dukej se do ishte shkeputja perfundimtare e tij me PD, por ka qene Kryesia e PDSH ai qe ka vendosur rikthimin e Nikolles ne skenen politike te Sarandes.
Dhe kjo nuk zhgenjeu. Pavaresisht nje numri votash kontestuese qe duket se ishin revansh klanesh dhe perplasjesh, prape ai ja doli te kaloi ne fazen tjeter.

Nje emer i dyte i rikthyer eshte ai i Shpetim Ahmetit, i cili kandidoi per Kryetar te PD Sarande ne 2014 duke dale i treti nderkohe qe ne vitin 2015 kandidoi nga nje parti e vogel ku mori mandat keshilltari duke arritur te behet edhe N/Kryetar i Keshillit Bashkiak.
Afrimi i Ahmetit ishte nje tjeter mesazh bashkimi i qendres per demokratet e Sarandes. Ahmeti doli nga ky proces si i treti me pak i kontestuar duke treguar se demokratet e vleresojne per kontributin e tij politik.
Kreshnik Bozho ishte nje tjeter emer, qe edhe pse asnjehere i larguar, rikthimi i tij pas 5 vitesh ne “arenen e luftetareve” eshte sinjal i PD per t’i treguar dhembet kundershtarit.
Rikthimi i ketyre emrave, gershetuar me te rinjte si Jolio Dine, i cili nga ky votim doli me pak i kontestuari, ka qene nje mesazh i qarte i kryetarit te PD Lulzim Basha, i cili u be pjese e PD ne 2005 pikerisht si nje prurje e re e KOP. Dhe Basha duket se po ecen pikerisht ne strategjine e ndjekur nga Berisha ne vitin 2005, kohe kur per t`u rikthyer ne pushtet afroi gjithe te larguarit ne vite nga PD, gershetuar me prurjet e figurave te reja.

Mesazhi i dhene nga kryesia e Partise Demokratike duket se u kuptua qarte edhe nga demokratet e Sarandes, te cilet e dine shume mire se pa bashkimin e te gjitha vlerave dhe kontributeve te kesaj force politike, nuk mund te kete sukses.
Demokratet e Sarandes i mbajne mend dhe shpresojne te rikthehen tek rezultatet e dikurshme, atehere kur, edhe pse ne opozite, arriten te fitonin bashkine e Sarandes, Delvines, Konispolit, komunat e Ksamilit, Markatit, Vergoit dhe Lukoves.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Partizani B – Butrinti / LIVE në Saranda Web sot në ora 14:30
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Propozimi i Ardit Bido miratohet në Buxhetin 2026 – më shumë fonde për Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin
Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.