Mesazh i kandidatit të Partise Lëvizja për Ndryshim Dashamir Tahiri

15/04/2121:54

Shperndaje:


Përshëndetje miq dhe dashamirës !
Unë Dashamir Tahiri , në vitin 2009 jam zgjedhur deputet i PDI (Partia për Drejtësi dhe Integrim) dhe jam deputeti i parë çam i deklaruar dhe i dalë nga partia e parë e komunitetit tonë . Kam qenë mandati i 70 i Aleancës për Ndryshim udhëhequr nga Partia Demokratike dhe kam deklaruar mbështetje pa kushte për të djathtën. Pas zgjedhjeve u bashkua me mua dhe Shpëtim Idrizi i dalë nga lista e PS në Vlorë, por që nuk hezitoj aspak të përdorte çështjen çame dhe “patriotizmin” e tij të shfrenuar për të kaluar me palën në pushtet. Ne krijuam PDIU të dy sëbashku dhe për hir të eksperiencës më të madhe që ai kishte në politike e lejova që të bëhej kryetar. Mirëpo “Tym Idrizi i doganave” filloi menjëherë të kryente manovrat që kishte mësuar nga koha në pushtet me PS duke shitur vende pune dhe duke vendosur gjoba mujore drejtorëve që kishte vendosur , të cilët as nuk ishin çam dhe as nuk përfaqësonin komunitetin tonë apo vlerat patriotike për të cilat Shpëtimi “jep dhe jetën” edhe sot e kësaj dite. Nuk kaluan disa muaj dhe aty nisën krisjet e mia të para me Shpëtim Idrizin. Megjithatë qëndrova në PDIU sepse besoja tek amaneti i të parëve tanë dhe tek forca e partise tonë për të çuar para çështjen çame, pavarësisht përplasjeve personale me Shpëtim Idrizin. Në vitin 2013 ne arritëm të merrnim 4 mandate me siglën tonë (Vlorë, Fier, Tiranë, Elbasan) dhe të pestin na e fali PD në listën e Fierit, sigurisht pazarxhiu dhe negociatori i fuqishem, dhe i pavotuar ndonjëhere drejtpërdrejtë Shpëtim Idrizi.

Pas zgjedhjeve “Tymi” u përpoq me doemos të kalonte me palën në pushtet e cila nuk ja kishte aspak nevojën dhe ja doli ta bënte ktë gjë në vitin 2015 gjatë zgjedhjeve lokale dhe krisjeve të para mes PS-LSI . Sigurisht që Shpëtim Idrizi vazhdoi avazin e drejtorive , ndërsa unë qëndrova në opozitë me të djathtën, besnik ndaj përkatësisë time dhe elektoratit që më kishte dërguar në parlament dy herë . Kështu u distancova dalëngadalë nga partia për të cilën kisha investuar shumë shpirtërisht dhe financiarisht . Në vitin 2017 u vendosa i pesti në qarkun Vlorë nga lista e koalicionit të djathtë , pavarësisht besnikërisë dhe peshës time elektorale dhe mbi të gjitha u rendita pas kundërshtarit tim politik të hershëm Vangjel Dule (PBDNJ), i cili sot ndodhet në një sanduiç mes dy çamëve, Shpëtim Idrizit dhe Mesila Doda , në listën e Tiranës . Mu desh ta kapërdija ktë “kafshatë që skapërdihej” për hir të rrethanave politike dhe çështjeve personale me lidershipin e partisë.

Në 2019 kur Opozita vendosi të digjte mandatet unë nuk e pranova mandatin që mu ofrua , sepse në Parlament më dërgon vetëm vota e popullit dhe jo listat e kryetarëve apo djegia e mandateve . Në politikë jam futur për të ndjekur amanetin e të parëve dhe për të përfaqësuar denjësisht komunitetin çam të vlorës dhe të gjithë vlonjatët . Nuk jam futur për tu pasuruar , sepse i pasur kam qene shumë kohë para se ti futesha politikës . Nuk jam nga ata që janë futur në politikë “pa çati” dhe sot janë milionera dhe paguajnë vendin në listat e partive për të vazhduar avazin e vjedhjeve . Unë kam qenë i djathtë si në pushtet ashtu edhe tetë vite në opozitë dhe i tillë do të mbetem . E vërteta mbizotëron mbi gjithcka !


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Market industrialesh në Sarandë kërkon Punonjës/e
American Bar & Snack kërkon Kamarier/e për punësim vjetor
“The Nomad” Restorant kërkon të zgjerojë stafin. Ofrohet punësim vjetor
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Sofokli Thoma: Beteja për pronat e Nivicës, as pushtuesit nuk na e morën dot

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.