Merr me qera automjetin, por nuk e kthen. Policia e shpall në kërkim

28/12/1613:27

Shperndaje:


Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një 26-vjeçar nga Vlora ka marrë me qera një automjet të markës “Suzuki”.
Mësohet se i riu nga Vlora automjetin e ka marrë me qera në datën 21 Dhjetor, ditë që përkon edhe me ditëlindjen e Stalinit, por nuk e ka kthyer brenda afatit.
Duke parë se ditët po kalonin dhe personi që kishte marre me qera automjetin nuk po bëhej i gjallë, pronari i agjensisë ka vendosur t`i drejtohet Komisariatit të Policisë Sarandë.
Pasi policia ka kryer verifikimet, materialet ia ka përcjellë prokurorisë për ndjekje penale dhe shpalljen në kërkim të të riut nga Vlora, i cili është zhdukur së bashku me automjetin e marrë me qera në Sarandë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke
Edhe Olti Çaçi zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Sarandë
Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë
Tentoi t’i ikte policisë dhe njëri u hodh në det, arrest me burg për 3 të rinjtë
Ksamil: Pushuesi mbytet duke ngrënë në restorant, dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Zëvendësguvernatori i Thesprotisë: E papranueshme çfarë po ndodh në Mavromati

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.