Mediat: Gati arrestimi i kryebashkiakes të vendosur nga Kokëdhima

20/03/1812:24

Shperndaje:

Analisti Arjan Curri ka bërë deklaratën e fortë në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, kur tha se së shpejti do të arrestohet një tjetër kryebashkiak në jug të vendit. Ai nuk dha emër konkret, por tha se është një kryebashkiak në jug të vendit nga radhët e PS që ka humbur mbështetjen.
“Kjo fushatë do të karakterizohet me arrestime të bujshme.  Loja nuk do lihet vetëm me kreun e bashkisë së Lezhës, pasi sipas logjikës time dhe të dhënave shumë shpejt një kryetar i një bashkie të jugut të Shqipërisë do të arrestohet. Ai është në siglën e PS, por e ka humbur mbështetjen”- tha Curri.
Kaq ka mjaftuar që në diskutim të ndërhyjë deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili theksoi se mund të jetë një kryebashkiak që Rama nuk i ka punët mirë dhe se mund të jetë vënë nga Kocco Kokëdhima. Teksa iu përgjigj ngacmimeve të moderatores Eni Vasili, Salianji tha se mund të jetë kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka.
“Padyshim që nëse ka një rast që do sulmojë Rama, do jetë ndonjë kundërshtar i jashtëm, ose i brendshëm, që mund ta ketë vënë Koço. Mund të jetë e Sarandës. Fakti që po paralajmërohen arrestime në tv, duken sesa serioze janë gjërat”- tha deputeti i PD.
Kujtojmë se në 5 maj të vitit të kaluar kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, ish-drejtori i Shërbimeve Publike, tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Oferta (KVO) si dhe dy mbikëqyrës punimesh janë kallëzuar penalisht në Prokurori për shkak se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 129.4 milionë lekësh. Kallëzimi u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka konstatuar një sërë shkeljesh, midis të cilave është edhe pagesa fiktive prej 64.4 milion lekë për punë të pa kryera./ Balkanweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tom Doshi nga Saranda: PSD e vetmja parti që ka program social – VIDEO
Kep Merli Resort & Residences kerkon te punesoje nje Magazinier/e
Sarandë – 3 ditë pa ujë në “Lugu i Dardhës”: Banorët kërkojnë ndihmë urgjente
Damian Gjiknuri takon banorët e Rusanit: Mos e çoni votën dëm për parti të tjera! Votoni numrin 5
Damian Gjiknuri në Sarandë: Angazhim për zgjidhjen e problematikave dhe përfundimin e Bypass-it
Vikingen Boat Tours kërkon të punësojë 2 agjentë/e biletash për sezonin turistik

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.