Me firmë të Belinda Ballukut: Eco Campusi dhe Vila Qeveritare i kalojnë në pronësi FSHZH

22/05/2520:56

Shperndaje:

Me firmë të Belinda Ballukut: Eco Campusi dhe Vila Qeveritare i kalojnë në pronësi Fondit Shqiptar të Zhvillimit

 

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit, qeveria ka marrë një vendim të papritur dhe të diskutueshëm: Eco Campusi dhe Vila Qeveritare në Sarandë, pasuri publike që ishin në administrim të Bashkisë Sarandë, i kalojnë tashmë në administrim Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

 

Me firmë të Belinda Ballukut Eco Campusi dhe Vila Qeveritare i kalojnë në pronësi

 

Vendimi është firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në mungesë të Kryeministrit Edi Rama, dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi menjëherë.

Përmbajtja e vendimit:

 

Në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave ka vendosur:

  1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të FSHZH të pasurive me numrat kadastralë 15/451, 15/209, 15/445, 15/447 dhe 18/451 në zonën kadastrale nr. 8642, Sarandë, me qëllim realizimin e projektit “Poli i Zhvillimit Turistik në Sarandë”.
  2. FSHZH nuk lejohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës dhe as ta tjetërsojë atë.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

 

 

Ky zhvillim ka ngjallur reagime në opinionin publik lokal, veçanërisht për faktin se vendimi u mor në një moment të ndjeshëm elektoral dhe se pronat që përdoreshin për interesa komunitare i kalojnë një strukture që nuk është në varësi të pushtetit vendor.

 

Mbetet për t’u parë reagimi i opozitës dhe i Këshillit Bashkiak dhe se si do të ndikojë ky vendim në të ardhmen e pronave publike në Sarandë dhe në marrëdhënien mes qeverisë dhe bashkisë lokale.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim
Hotel Monun në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kuzhiniere
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste
Operacioni “Kamuflimi” – Policia arreston dy shtetas dhe zbulon një bazë shpërndarjeje

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.