Mbyllet protesta në rrugën Kardhiq – Delvinë. Banorët: Morëm premtime

Është mbyllur protesta e banorëve të Senicës në rrugën Kardhiq – Delvinë.

Protesta është mbyllur pas premtimeve të përfaqësuesve të firmës që ndërton rrugën se problemet dhe kërkesa e banorëve do të zgjidhen.

Banorët kërkojnë shtrimin e rrugës për në fshatin e tyre dhe zgjidhjen e problemit të ujësjellësit të fshatit.

Pas disa orësh protestë, ku kishin bllokuar me gurë punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delivinë, banorët e fshatit Senicë kanë marrë zgjidhje për kërkesat e tyre.

Banorët kanë marrë premtim nga firma e cila po kryen punimet për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, se rruga e tyre për në fshat do të ndërtohet si dhe ujësjellësi i cili është shkatërruar do të rindërtohet.

Rruga tashmë është liruar dhe punimet po vijojnë normalisht.

‘Morën për sipër që të hedhin betonin për rrugën. Morëm një zgjidhje problemi të përciptë. Do të marrë zgjidhje kur të vijë prefekti dhe kryetari i bashkisë. Do të vijnë edhe ato që merren me procedurat e ujësjellësit’- u shpreh Spiro Cabiri.

VIDEO

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.