Mbyllet gropa ku ra fëmija 7-vjeçar, por ujrat e zeza shpërthejnë në dyert e shtëpive

02/04/179:39

Shperndaje:


17776904_143500922845950_559954443_orruga 5 sarande Mbyllet gropa ku ra fëmija por ujrat e zeza shpërthejnë në dyert e shtëpive.
Gropa e hapur prej më shumë se një muaji në rrugën 5 është mbyllur.
Kujtojmë se në këtë gropë, e cila ishte hapur në mesin e trotuarit dhe ishte lënë pa asnjë masë mbrojtëse, përpara disa ditësh ra dhe mori lëndime të rënda një fëmijë 7 vjec.

Por mbyllja e kësaj grope, për të cilët banorët akoma nuk dinë se nga kush dhe përse ishte hapur, ka shkaktuar për banorët e një pallati një shqetësim serioz, pasi menjëherë pas mbylljes së gropës banorët kanë vënë re se ujrat e zeza kanë shpërthyer në dyert e shtëpive të tyre.
Banorët e këtij pallati, por edhe të zonës përreth, bëjnë apel për ndëryrje të menjëhershme pasi rrezikohet shëndeti dhe jeta e tyre.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dino Didani publikon vëllimin poetik “Lulet e Dimrit”
Erdeti Boutique Hotel kërkon Sanitare, Kamarier/e dhe Roje
NJOFTIM PUNËSIMI PËR STAF VJETOR NË RESTORANT LIMANI NË SARANDË
BUZË Hotel kërkon të punësojë Kamarier/e dhe Banakier/e
Dy vjet pas afatit, Parku “Miqësia” me shatërvan pa ujë dhe lodra jofunksionale
Fast Food Geri në Sarandë  kërkon të punësojë Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.