Mbushja e detit me dhera/ Reagon Avokati & Aktivisti Adriatik Lapaj

19/04/2020:01

Shperndaje:


PSE E NDOT DETIN O SHTET?
I BËJ THIRRJE BASHKISË SARANDË TË NDALOJË MBUSHJEN E DETIT ME DHERA

Që deti në Sarandë është keqtrajtuar e ndotur këto dekada e dimë të gjithë, por që ndotjen ta bëjë shteti ose ta bekojë ditën për diell shteti nuk kishte ndodhur ndonjëherë kaq hapur.

Punimet për bulevardin e ri prisnim të vendosnin standard tjetër, por çuditërisht më informojnë se prej ditësh firma që po zbaton punimet po derdh në det, ditën për diell, mu në mes të qytetit me qindra kamion me baza të mbushur me dhera të cilat i kanë dhënë detit ndotje të llahtarshme. Deti mund të mbushet sipas kriteteve teknike me material të pa ndotue me dhera. Ka teknika që i njeh mirë çdo inxhinier në vendin tonë.

Ku është Bashkia? Si mund ta lejoj këtë masakër në territorin e saj?
Po Agjensia Kombëtare e Mjedisit ku është? Po Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit? E dinë që bazuar në ligjin nr. 10 431 datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, neni 50 pika 15 i ngarkon me detyrimin të parandalojnë ndotjen, e kur ajo ka ndodhur ta dokumentojnë, të bllokojnë ndotjen e mëtejshme dhe të vendosin gjobë duke e detyruar subjektin që ka bërë shkeljen të bëjë dhe rehabilitimin?

Po prokuroria ku është? Ka 1 nen në Kodin Penal me numër 203 i cili i ngarkon me përgjegjësi penale ata që ndosin ujërat.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.