Mbollën hashash në Karahaxh, 1 i arrestuar dhe në kërkim

16/09/2110:34

Shperndaje:

NPolicia njofton se në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S. N., 38 vjeç, banues në fshatin Bamat, Delvinë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sh. T., 54 vjeç.

Sipas Policisë, këta shtetas dyshohen se në një sipërfaqe toke, në fshatin Karahaxh, bashkia Finiq, kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit nga Policia u gjetën dhe u sekuestruan rreth 13 kg lëndë bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.