Mbledhje urgjente në Komisariat: RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” në operacione në Sarandë e Ksamil

22/07/2515:19

Shperndaje:

Sarandë – Mbërrijnë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe drejtues të Policisë së Vlorës në një mbledhje urgjente: RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” në operacion të zgjeruar në Sarandë e Ksamil

 

Situata e rendit dhe sigurisë në Sarandë dhe Ksamil ka sjellë reagim të menjëhershëm nga instancat më të larta të rendit. Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë mbërritur këtë të hënë në Komisariatin e Sarandës, ku janë zhvilluar takime urgjente me drejtuesit vendorë të policisë.

 

RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” në operacion të zgjeruar në Sarandë e Ksamil

 

Në fokus të mbledhjes ka qenë analiza e ngjarjeve të fundit që kanë shqetësuar qytetarët, bizneset dhe pushuesit, duke i vënë në pikëpyetje garantimin e rendit, sigurisë publike dhe imazhit turistik të zonës në kulmin e sezonit veror.

 

Ndërkohë, gjatë orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe repartin “Shqiponja” kanë zhvilluar një operacion të gjerë kontrolli, si në tokë ashtu edhe nga deti. Burime bëjnë me dije se janë kontrolluar zona të thella malore, tunele dhe bunkerë të braktisur në përpjekje për të kapur elementë të dyshuar, por deri tani pa rezultat konkret.

 

 

Operacioni vijon ende në këto momente me intensitet të lartë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi objektivin e këtyre kontrolleve.

 

Nga ana tjetër, qytetarë, përfaqësues të bizneseve dhe pushues i bëjnë thirrje institucioneve ligjzbatuese që të vendosin përpara drejtësisë çdo person përgjegjës për ngjarjet që kanë cenuar sigurinë dhe klimën turistike në zonë, duke kërkuar shmangien e çdo incidenti që mund të dëmtojë imazhin e Sarandës si një destinacion i sigurt dhe i qetë për vizitorët vendas dhe të huaj.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndahet nga jeta Thoma Çakuli, vëllai i kryetarit të Bashkisë Finiq Romeo Çakuli dhe gazetarit Filip Çakuli
Lejet e parkimeve të rezervuara – çështja që ka ndezur debatet në Sarandë vjen në Këshillin Bashkiak
Gjykata e Apelit lë në fuqi impiantet e ujërave të zeza – Unioni Turistik i drejtohet Gjykatës së Lartë
Qytetari denoncon: OSHEE më kërkon 287 mijë lekë për një faturë të paguar në vitin 2009 – VIDEO
12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës
Shërbimet online po rëndojnë kostot mbi qytetarët më të pambrojtur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.