Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31 Tetor 2025, live në Saranda Web: Diskutohen çështje të ndjeshme

31/10/2510:49

Shperndaje:

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31 Tetor 2025, live në Saranda Web: Diskutohen çështje të ndjeshme për infrastrukturën dhe arsimin parashkollor

 

Ditën e premte, më 31 tetor 2025, në orën 12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Sarandë, do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë. Seanca do të transmetohet drejtpërdrejt nga Saranda Web, duke i mundësuar qytetarëve të ndjekin në kohë reale diskutimet për çështje me rëndësi për jetën e përditshme të komunitetit.

 

Në rendin e ditës janë parashikuar dhjetë pika me karakter social, ekonomik dhe urbanistik, ndër të cilat:

 

Përdorimi i fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin shtator 2025, si dhe dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për të njëjtën periudhë.

 

Ndryshim në vendimin nr.72, datë 23.12.2024 të Këshillit Bashkiak, që pritet të qartësojë aspekte administrative të mëparshme.

 

Një nga pikat më të rëndësishme lidhet me miratimin e shembjes së godinës që shërben aktualisht për kopshtin nr.4 “Vangjel Pulla”, me qëllim ndërtimin e një godine të re moderne për arsimin parashkollor.

 

Po ashtu, Këshilli do të shqyrtojë ndryshimin e pjesshëm të destinacionit të një sipërfaqeje prej 1347 m², pronë e Bashkisë Sarandë, për ta përfshirë në fushën e arsimit parashkollor.

 

Një tjetër vendim lidhet me korrigjimin e gabimeve materiale në dokumentacionet bashkiake.

 

Në pjesën e dytë të mbledhjes, do të diskutohet gjendja e rrugëve në fshatin Gjashtë, pas dëmtimeve të shkaktuara nga punimet e ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime.
Po ashtu, do të bëhet analiza e mbarëvajtjes së sezonit turistik 2025, një temë me rëndësi për sektorin ekonomik të qytetit bregdetar.

Në përmbyllje, do të prezantohen:

 

Raporti i Drejtorisë së Shërbimeve Publike mbi lejet për vendparkime të rezervuara, dhe

Raporti i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, që pritet të vlerësojë performancën e strukturave përgjegjëse për zhvillimin urban të qytetit.

 

Saranda Web do të transmentojë drejtpërdrejt Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë 31 Tetor 2025 , për të informuar publikun mbi çdo vendim e debat të Këshillit Bashkiak.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Përmbytjet në Delvinë: Banesa dhe rrugë të dëmtuara, punohet për normalizimin – VIDEO
Kompania ERZENI kërkon të punësojë Financier/e në Sarandë
Laert Vasili: Saranda nuk e meriton të mbetet pa Kinoteatër, qytetit t’i rikthehet lavdia e dikurshme – VIDEO
Saranda pritet të përfshihet nga reshje të dendura dhe stuhi nga mbrëmja e sotme deri të enjten
Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”
Ngrihet grupi i punës për njohjen e viteve të punës me Greqinë. Drejt marrëveshjes së shumëpritur për pensionet

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.